Home KRYESORE Për inat të vjerrës do të flej me mullixhiun

Për inat të vjerrës do të flej me mullixhiun

Nga Shpëtim Pollozhani

Se ç’na polli kjo “demokracia” disa lloje kaçakësh (fjala kaçak është  turqizëm që do të thotë i ikur I arratisur, outlaë i thonë anglisht, kurse odmetnik kroatisht). Njëri-njëra dikur thotsht në FYROM do të realizojmë një ,,melting pot”, (kazan ku të gjithë shkrihen në një). Në Amerikë të gjithë shkrihen në Amerikanë kurse në FYROM të gjithëdo të bëheshin fyromistë- maqedonas. Do kaçakë nga Kosova thonë se i takojnë kombit kosovar.

Në shekullin 21 do të ndërtojnë një komb të rri!?. Cili armik i shqiptarëve nuk do të kishte dashur që të lindë një komb i rri kosovar edhe një thikë pas shpine në palcën e kombit shqiptar.  Këta që punojnë për të krijuar një komb kosovar shumë bukur e kryejnë punën e argatit. Shkurt e shqip këta pjellë udb-e e hedhin gurrin nga ne që jemi nën Maqedoni. Dmth ju duhet të quheni maqedonas ose fyromist. Le lemë këto të dy grupime 3-4 individësh.

Tu këthehemi këtyre kaçakëve- argatë të ditëve tona. Shumë janë mërzitur për fatin e shqiptarëve në-nën Maqedoni. Them nën, pasi çdo ditë jemi duke dëgjuar se shqiptarët vriten, shtypen, diskriminohen….ne tjetër fjalë nuk na shkon. Derdhin lotë si krokodili, i cili gjandrat e mbështymës dhe ata të lotëve i komandon njëkohësisht nga një qendër dhe kur krokodolit i shkojnë jargët për ta ngrënë prenë , njeriu mendon se ai qan.

Populli është si uji.  Kurdoherë e gjen një drejtim për të rrjedhur. Kaçakët e politikës mendojnë që u ka ardhur momenti i pritur dhe duke shfrytezuar pakënaqësinë e shqiptarëve nga partitë politike shqiptare për të kërcyer në një grazhd tjetër, të mos them të armikut. Shqiptarët janë të dëshpërruar nga partitë e veta, dibrani do të kishte thënë nga mouti i vetë, por ama nuk janë budallenj. Këto kaçakët që punojnë për LSDM le të tregojnë se çfarë do të bëjnë LSDM për shqiptarët.

Le të bëjnë një katarsis-pastrin shpirtëror që nga Polifemi-Gligorovi e deri në ditën kur u morën vesh për ato 250.000 votues fiktiv. Ato janë akoma në listat zgjedhore. Po ato 30.000 që u fshinë nga listat zgjedhore. Janë edhe njëmijë, mos them më shumë mëkate të tjera të punëdhënësve të kaçakëve që kërkojnë përgjigje.

Secili që do të hedhë një votë në kutinë e LSDM dhe VMRO le ta dijë se ka hedhur gurë mbi varret e dëshmorëve. Ka hedhur gurë mbi plagët e invalidëve të luftës. I ka siguruar vedit një vend në pjesën më të errët të histirisë sonë.

Edhe pseshqiptarët në FYROM janë shumë të dëshpëruar le të mos e bëjnë sikurse një nuse dikur në një fshat, e cila kishte vendosur që për inat të vjerrës të flejë me mullixhiun. Ajo fjeti por ama mullixhiu nuk e mbajti fjalën, e rrëfeu ngjarjen dhe nusja inatçore nuk kishte zgjidhje tjetër përvese të hidhet nga një shkëmb.

Secili ka të drejtë të votojë por ama para se të votojë unë do ta kisha lutur që të  shkojë ti pyesë të vrarët në kufirin shqiptaro shqiptar. Le ti pyesë edhe të vrarët e ngjarjeve të Gostuvarit. Le ti pyesë të vrarët e masakrës së Brodecit, Kumanovës, Çairit dhe Sopotit. Le ti pyesë viktimat e ish ministres së brendshme-një kusiçkë mish(kështu shtypi opozitar maqedonas e quan Jankullovskën).

Pyeteni djalin dhe familjen e Arun Aliut, të Komandant Telit, Tëkomandant Tigrit, Tair Sinanit dhe disa qindra të tjerëve. Ejani në Strugë pyeteni Komandant Strugën. Pysni të gjithë ata shqiptarë që për shkak të shovenizmit ekonomik, të cilët nën presionin e punëdhënësve të kaçakëve i lëshuan trojet e veta përrallore për të shkuar dikundë jashtë për të ngelur Skunda, Arme hunda ose Muhaxherë për të gjithë jetën.

Shkoni e pyesni Vllado Kambovskin, Taki Fitin, si kuadro të LSDM dhe si Kryetarë  të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Maqedonisë. Pyetini, a kanë ndërruar vallë mendje për prejardhjen e shqiptarëve si ardhacakë në këto troje.

Ai që e tradhëton kombin e vetë, e ka tradhëtuar edhe fenë edhe Zotin e vetë. I ka tradhëtuar këngët e ninullave të nënës së vetë.

Fundja këta kaçakët e politikës nuk mundet të quhen tradhtarë pasi atyre nuk u beson as punëdhënësi. Tradhëtia e tyre qindfishohet kur punojnë që të fusin sa më shumë hallexhinj në kurthën e tyre. Le të mos harojmë që sipas fesë islame tradhëtari i kombit dhe i fesë së vetë tek armiku, është në majë të krimeve që dënohen më së repti.

Edhe këtyre kaçakëve me siguri u ndodh si të punësuarve shqiptarë në organet e sigurimit të shtetit. Konziliumet gjithnjë i mbajnë maqedonasit- natyrisht kur nuk janë prezent kolegët e tyre shqiptarë.

Share: