Home QASJE POLITIKE Përse Nikos Kotzias mori në telefon Johanes Hahn?

Përse Nikos Kotzias mori në telefon Johanes Hahn?

Nga Arben Llalla

Deklarata e komisionerit të BE, Johanes Hahn rreth çështjes së kufirit detar dhe të shqiptarëve të Çamërisë si dy probleme që duhet ta zgjidhin Greqia dhe Shqipëria pati jehonë në mediat greke, ndërsa shumë pak gazeta në Shqipëri e pasqyruan këtë deklaratë kaq pozitive për shqiptarët dhe Çështjen Çame. Është hera e parë që pas vitit 1960 që Çështja e pazgjidhur Çame përmendet zyrtarisht nga një personalitet i lartë i politikës Europiane.

Deklarata e Hahn bëri që ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias t’i telefonojë personalisht në orët e vona për ta tërhequr, por ai nxori të nesërmen zëdhënësen e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç, duke përsëritur qëndrimin e Brukselit që nxit dialogun mes Shqipërisë dhe Greqisë për të diskutuar për çështjet e mbartura mes dy vendeve. Një prej çështjeve të mbartura mes dy vendeve është edhe Çështja Çame, e cila u citua saktësisht nga Komisioneri Johanes Hahn një ditë më parë.

Ministrit grek Kotzias nuk i erdhi në ndihmë as gjuha gjermane, që e flet aq mirë në bisedën telefonike me Hahn, që ky të zbrapste deklaratën. Kështu që patatja e nxehtë i mbeti në dorë Niko Kotzias. Deklarata e Komisionerit Johanes Hahn rreth çështjeve të pazgjidhura mes Greqisë dhe Shqipërisë është një dokument zyrtar i BE, i cili duhet të merret seriozisht edhe nga politika shqiptare, ku partitë e mëdha duhet të deklarohen pozitivisht duke mbështetur Hahn dhe Çështjen Çame.

Tashmë, sulmi i Greqisë kundër anëtarësimit të Shqipërisë do jetë i ashpër dhe me goditje pas shpine e nën brez. Greqia do kërkojë si fillim ndaljen e fondeve të BE-së në drejtim të zhvillimit të ekonomisë shqiptare, por kjo gjë nuk duhet të na trembë, sepse Greqia njihet si keqpërdoruese prej 50 vitesh e politikave të BE-së dhe fondeve të saj. Kolapsi ekonomik që ka përfshirë Greqinë është pasojë e mashtrimeve ndër vite me numrat e fryra të rritjes së ekonomisë greke.

Disa media të dorës së dytë shqiptare po luajnë një rol negativ duke e keqinterpretuar deklaratën e Hahn dhe mbështetur politikat dashakeqëse të Greqisë. Shqiptarët nuk janë më emigrantë ekonomikë me trastën e bukës së gojës, por emigrojnë për rritjen e starndarteve të jetesës.

Mediat e Tiranës në përgjithësi heshtën ose e kaluan nën zë deklaratën e Hahn, e cila në të vërtetë është pjesë e raportit të BE-së e muajt shtator për çështjen e fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ato palo gazeta të dorës së dytë që mbahen me financa nga ambasada greke dhe shërbimi i saj inteligjent që funksionon më së miri në Shqipërisë hodhën baltë mbi Hahn dhe Çështjen Çame.

Share: