Home KRYESORE Procedohen penalisht 12 persona në Fier sepse protestuan kundër impiantit të riciklimit

Procedohen penalisht 12 persona në Fier sepse protestuan kundër impiantit të riciklimit

Policia e Fierit ka proceduar penalisht 12 persona, pasi akuzohen qe organizuan protesta të paligjshme në Patos.

Sipas policisë “këta shtetas më datën 28.10.2016, ora 09:45, në aksin rrugor Fier-Krapës, në vëndin e quajtur “Mbyet”, kanë marrë pjesë në një grumbullim të paligjshëm duke bllokuar qarkullimin e mjeteve dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit për lirimin e rrugës nacionale.”

Personat e proceduar janë:

A.B, 30 vjeç
B.B, 59 vjeç
H.B, 59 vjeç
Xh.B, 62 vjeç
D.B, 45 vjeç
H.B, 57 vjeç
T.B, 60 vjeç
H.B, 54 vjeç
P.Z, 49 vjeç
E.Z, 24 vjeç
I.H, 53 vjeç
E.M, 33 vjeç, të gjithë banues në fshatin Mbyet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Mosbindje e urdhërit të punonjësit të policisë” parashikuar nga Nenet 262 e 242 të Kodit Penal.

Share: