Home KRYESORE PSE MORI CIA 2 MILIONË DOLLARË NGA TIRANA?

PSE MORI CIA 2 MILIONË DOLLARË NGA TIRANA?

Nga haberet e Mitro Cela

I them Ezmerkës. Qarkullon një haber. CIA ka vrarë këngëtarë që u bënë me famë, në moshë të njomë?…

-Lëri këto mufka! Mu përgjigj Ezmerka…

Për t’i treguar se nuk janë mufka, por habere të botuara, hapa internetin. Gazeta “Panorama”. Data 16 tetor. Jon Potash ka botuar një libër. “Droga, si armë kundër SHBA”. Ai shkruan se CIA u bë sebep që këngëtari Kurt Cobain të drogohej dhe të vriste veten. Ishte vetëm 27 vjeç. Në këtë moshë, po nga efekti I drogës, nën kujdesin e CIA-s, u vetëvranë edhe Jimi Morison, Borian Jones etj. Këto bëma, sipas shkrimtarit, kanë ndodhur rreth viteve ’60-të. Në valën e luftës që bënte CIA kundër ndikimit komunist në SHBA.

-Të shkuara të harruara,- tha Ezmerka.- Jo se më pëlqen haberi, por kanë qënë kohë të vështira. Dy kampe: socializmi dhe kapitalizme. Në luftë. Bëhen edhe gabime. Por tani që ka rënë Muri I Berlinit, nuk ma do mendja që CIA të fusi hundët që mileti tja futi vetes me kobure dhe qeveritë të bien nga kali?!

-Teorikisht-ke të drejtë. Praktikisht-gabon. Po të tregoj një histori nga vatani ynë.

Dihet që Musolini na mori arin. Ca me hir e ca me pahir. Ari fluturoi nga Tirana në Romë. Në vitin 1943 Musolini u çkërth me Hitlerin. Dhe ari fluturoi nga Roma në Berlin. Në vitin 1945 Hitleri – kaput. Dhe ari fluturoi nga Berlini në Londër.

Në vitin 1946 u bë Konferenca e Paqes. U vendos që ari të fluturonte nga Londra në Tiranë. Por nuk qe kësmet. Kur në Londër hidhej firma, në Ontrato vunë minat për anijet angleze. Çërçilli akuzoi Enverin. Ky hodhi shkelma. Çështja shkojë në Gjykatën e Hagës. U dënua Shqipëria. Enveri nuk e pranojë fajin. Vendimi mbeti në kartë. Po halli? Qeveria angleze bllokoi arin në Londër…

Ikë e ikë dhe erdhi viti 1992. U formua qeveria Meksi, me

president Berishën. Në “sini” u hodh problem I arit. Biseda. Tërhiq e mos e këput. Nga të dyja palët. Në fund erdhi haberi: Qeveria angleze vendosi të kthejë arin në Tiranë. 11 milionë dollar. Kjo thagmë ngjau në beharin e vitit 1993. Urraa….

-Bukur,- tha Ezmerka.- Nuk thua shyqyr që e mbajtën anglezët, sepse Enveri do ta kishte bërë arin rrush e kumbulla…

-Ok. Por kjo është pjesa e dukëshme e Azbergut.

-Leri mo komentet! Uaaa! Ke një zakon që kërkon qimen në qull. Si në punët e shtëpisë dhe në punët e shtetit…

Kohët e fundit ka dalë pjesa e padukëshme e Ajzbergut. Negociatat mes Tiranës dhe Londrës, për punën e arit kanë patur edhe një ndërmjetës. Fjala është për CIA. Autorizimin e ka dhënë ish ambasadori Rahison.

-Nuk shoh ndonjë hata,- tha Ezmerka.- Rëndësi ka që ari erdhi në mëmëdhe?!

-Sipas dokumentave, CIA është future në valle me një kusht: Të rrëmbente 3 milionë dollar. Kaqë kërkoi në fillim. Pas ndonjë shkelmi që hodhi Berisha, pazari për CIA ra në 2 milionë dollar.

-Ka një sebep?

-Sigurisht. Kur sundonte Enveri, u rrëmbeu pasurinë edhe 70 familjeve amerikane.

-Hata! Po të jesh amerikan në trojet tona, kompesimin e merr menjëherë. Dhe në ar. Po të jesh shqipo, mund të të mbijë bari, dhe nuk e merr kompesimin… Do një këshillë: Mbaje si kulturë këtë fakt. Mos e zbras barkun, siç e ke zakon, në habere. Janë punë me zarar…

Po e botoj…Ka edhe raste kur bëhem trim…

Share: