Home KRYESORE Rama insiston: Ligji ndaj plehrave, vlerë e shtuar për industrinë

Rama insiston: Ligji ndaj plehrave, vlerë e shtuar për industrinë

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një takim në Kryeministri krerët e bashkive të vendit si dhe ricikluesit ku po diskutohet për ligjin për importin e mbetjeve të kaluar në Kuvend. Rama tha se më këtë ligj po vendoset një marrëdhënie e re me mjedisin,

“Miratuam para pak ditësh një ligj që siç e dini është një ligj që hapi një debat të madh të cilin unë e konsideroj një mundësi të madhe për të nisur këtë punë dhe për ta çuar në një nivel të ri për shkak edhe të këtij sensibiliteti që e ushqen debatin. Sensibilitet terësisht i justifikuar po të kemi parasysh se çfarë ka ndodhur në vendin tonë në vitet e tranzicionit me plehrat dhe mbetjet, me fushat e bashkive për administrrimin e mbetjeve, lumenjtë e plazhet, zonat turistike, ato të trashëgimisë kulturore. Ky ligj harmonizon legjislacionin me direktivën 1013 të BE për menaxhimin e mbetjeve. Është një ligj për të cilin jemi të vetëdijshëm që nuk jemi në përputhje të plotë me direktivën e BE pasi ligji ka kufizime specifike të vetëdijshme nga ana jonë që nuk i ka në asnjë vend tjetër të BE, ose zonës që aspiron për tu bërë pjesë e BE. Ligji është më i kufizuar sesa në Kosovë, Serbi, Mal i Zi, Bosnje dhe Maqedoni”, tha Rama.

Gjithashtu shtoi Kryeministri , “ky ligj është një vlerë e shtuar për industrinë rciklimit që po përballet me një zhvillim dramatik, që ose duhet të shpallë falimentin, ose të marrë frymë dhe të jetë motorri I këtij ligji që s’mund të marrë frymë pa industrinë e riciklimit. Riciklimi në vetvete nuk paraqet asnjë lloj rrezikshmërie. Autorizimi për riciklimin e mbetjeve i jepet vetëm një lloj kategorie atyre bizneseve që merren me riciklimin e mbetjeve”

Share: