Home KRYESORE “Rama rrihte gjoksin për suksese imagjinare, qindra familje të Laçit dhe Fushë...

“Rama rrihte gjoksin për suksese imagjinare, qindra familje të Laçit dhe Fushë Krujës u lane në mëshirë të fatit”

Kreu i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha thekson se qeveria Rama ka braktisur qytetarët dhe kujtohet për to vetëm kur i lypset nevoja për votën.

“Nderkohe qe Edi Rama rrihte gjoksin per suksese imagjinare, qindra familje te Lacit dhe Fushe Krujes u lane ne meshire te fatit.

Keto jane investimet e rilindjes: me shiun e pare qytetet permbyten, shtepite e bizneset po ashtu. Qytetaret jane braktisur nga kjo qeveri e papergjegjshme qe kujtohet per ta vetem per tju marre voten.

Fatkeqesisht permbytjet mbreme shkaktuan nje tjeter viktime, ashtu si edhe nje vit me pare. Duke shprehur ngushellimet per familjen e Kol Menges qe humbi jeten tragjikisht per shkak te permbytjeve, i bej thirrje qeverise te lere propaganden dhe te marre ne dore situaten per te ndalur cdo fatkeqesi tjeter dhe per tju ardhur ne ndihme banoreve te goditur”, thekson Basha.

Share: