Home KRYESORE Rrnoftë Shqiptaria e Pakorruptuar!

Rrnoftë Shqiptaria e Pakorruptuar!

Nga Erleta (Ukshin) Hoti

– Pamë Erdoganin dhe Putinin në konferencë, që asnjë shqiptari s’ja mbajti “prapanica” ta komentojë se çfarë paraqet në realitet;

Do t’i kemi punët siç duhet apo duhet të digjemi në emër të religjionit në mënyrë që të tregojmë se jemi “Hon e Don” islamista që vetën e djegim në emër të fesë?

– Në anën tjetër, Thaqi flet për Drejtësinë në Kosovë. A jom veç unë budallë apo e di që shumica e ish luftëtarëve të UÇK-së se kur bëhet fjalë për Kadrinë e Thaqin (miq të ngushtë), ju të tjerët do të bëni Amin apo ta tregoni të vërtetën, që kush nuk ju ka pyetë për krime të luftës apo se çfarë dëmi do t’ju pres në të ardhmën nëse pajtoheni me ta apo udhëheqjen e tyre?

– Dikush del në emër të fjalës Vetëvendosje, që ta shprehë vendosmërinë e popullit shqiptar:

O vëllezër, kur do ta kuptoni se Vetëvendosje nuk është shpikur nga asnjëra parti? Njeriu vetëvendosë për vete, familjen dhe interesat e tij, pa marrë parasysh politikën e varfur në Kosovë.

Nëse doni të vetëvendosni, atëherë pyetni se përse Shqipëria ka marrëveshje tregtare me Serbinë, përderisa Kosova mund të bëjë vetëm eksport të mallit të këtyre dy shteteve përmes rrugës së Kombit?

Për fund, ju qoftë e mallkueme feja, vetëvetja dhe çdokush që ju premton se do të përfundoni me sukses nëse ulni kokë dhe pajtoheni me ujqërit, që duan t’ju shkatërrojnë…

Rrnoftë Shqiptaria e Pakorruptuar!

Share: