Home KRYESORE Shkencëtarët pranë zbulimit të ilaçit kundër HIV-it, pritet konfirmimi

Shkencëtarët pranë zbulimit të ilaçit kundër HIV-it, pritet konfirmimi

Gjetja e një ilaçi për HIV-in është afër realitetit, pasi një burrë nga Britania që vuan nga ky virus është duke shfaqur përparim të dukshëm pas një trajtimi mjekësor, raportojne Mediat nderkombetare te fushes.

Shkruhet se shkencëtarët që janë duke e trajtuar 44-vjeçarin shpresojnë se ai do të shërohet nga sëmundja fatale, përderisa është duke iu nënshtruar një testimi mjekësor të quajtur si “një nga përpjekjet e para serioze për të gjetur shërim të plotë për HIV-in”.

Ekipet e hulumtuesve nga pesë universitetet më të mira të Britanisë kanë bashkëpunuar me NHS për të lansuar projektin, i cili përfshin 50 njerëz të cilët do t’i nënshtrohen këtij testimi mjekësor.

Burri në fjalë është i pari që po merr pjesë dhe tha për Sunday Times se testimet e fundit të gjakut treguan se në të nuk kishte virus HIV prezent, edhe pse është ende herët që të konfirmohet se trajtimi po funksionon.

HIV-i fshihet nga sistemi imun por trajtimi i ri e zbulon atë dhe e largon nga trupi i njeriut. Sigurisht qe kjo kure kur te jete eficente, ne dashte Zoti, do jete motor per te fituar shume para nga ata qe do e tregetojen, por sigurisht jemi nje hap perpara ne Sheknce dhe ne sherbim te humanizmit.

Share: