Home KRYESORE Shqipëria një euro e gjeja e gjalle jepet falas!

Shqipëria një euro e gjeja e gjalle jepet falas!

Nga Arben Abazaj
“Levizja per Vloren” ju ben thirrje te cohemi ne proteste diten e Enjte date 27 Tetor para bashkise se qytetit. Shqiperia nje euro e gjeja e gjalle jepet falas!
Por sic po duket per me pak se nje euro eshte dhene koncesioni i parkimeve ne Vlore, gjiri i Vlores, 60 hektare te tij, e banoret e ketij gjiri, Vlores e zonave perreth, jane dhene me pak se falas.
Ka kaq vite qe u eshte dhene komanda: Shporruni!!! Shporruni jo vetem nga Vlora qe tanime i eshte dorezuar plotesisht babezise e degradimit, por edhe nga deti i cili nuk na takon me ne! Ky nuk eshte nje turp, ky eshte nje krim!
Krim ndaj gjithe Vlores e Shqiperise, pasi pasurite e Vlores jane edhe pasuri te Shqiperise! Kjo eshte nje grabitje e pasurive tona publike ne vazhden e grabitjeve te tjera qe jane bere ne Vlore!
1__Falen parkimet publike, pa na pyetur fare ne qytetareve. I jepet e drejta te na gjobise e madje te na sekuestroje pasurine nje firme qe ende nuk dihet nga vjen e kush eshte!
2__Falen 60 ha det, nje firme Turke a thua se ketu eshte vend pa banore e pa interesa jetike te tyre!
3__Tallemi sistematikisht prej kater vitesh me odisene e “Lungo mashtrimit” a thua se ketu jetojne njerez me kujtese te cunguar e pa memorie.
Ceshtjet nuk jane thjesht ceshtje biznesi apo investimi, jo, jane ceshtje te uzurpimit te pasurive qe ka ky qytet, te resurseve natyrore qe ka vete gjiri i Vlores, te marrjes peng te ketyre resurseve duke bere keshtu te pamundur qe keto resurse te kthehen burim mireqenie per vete banoret e Vlores dhe zonave te saj pergjate ketij gjiri!
Gershetohen ketu interesat jetike te te gjithe atyre qe e kane derdhur mund e djerse ne kete qytet, qe kane vendosur te ngrene jeten ne kete qytet, qe kane lidhur jeten me gjirin e Vlores, atyre pra qe kane investuar ne kete qytet e kete gji, atyre qe jane punesuar ne keto investime dhe atyre qe e shfrytezojne per peshkim kete gji!
Te shmangesh banoret vendas ne vendime kaq te rendesishme per pasurine e tyre te perbashket, ta japesh kete pasuri ne duart e dikujt qe nuk ka asnje lidhje me Vloren, pervecse interesit per fitime, kjo eshte shkurt e qarte:
Tradheti, kusari e krim, ndaj qytetit tone e interesave te banoreve te tij! Eja dhe ti! RROFTE VLORA!
Share: