Home KRYESORE Trondit Theresa May: Dalja e Britanisë nga Unioni është një rrezik për...

Trondit Theresa May: Dalja e Britanisë nga Unioni është një rrezik për Britaninë e Madhe

“Dalja e Britanisë nga Unioni është një rrezik për Britaninë e Madhe. Vendi duhet të marrë kreun e Europës në vend që të qëndrojë në hije. Duhet të shohim të ardhmen në vend që të rikrijojmë të shkuarën”. Kështu u shpreh kryeministrja britanike Theresa May e cila tani konfirmon se Brexit do të thotë Brexit. Por, sot ndryshon qëndrim.

E madje një muaj pas vendimit të referendumit kur ishte ende ministre e brendshme May mbante një tjetër qëndrim.

Ka qenë një bisedë e saj, e botuar nga gazeta britanike “The Guardian”, ku zonja May gjatë një bisede me bankierët e bankës amerikane të investimeve “Goldman Sachs” në muajin maj, ndryshe nga komentet e saj të kujdesshme në publik ka shprehur shqetësimet e saj për daljen e vendit nga BE-ja.

“Unë mendoj se argumentet ekonomike janë të qarta. Mendoj se të qenit pjesë e një blloku tregtar 500 milionësh është i rëndësishëm për ne. Shumë njerëz do të investonin në Britani për faktin se ne jemi në Europë. Ndaj, padyshim ka përfitime për ne në aspektin ekonomik”, shton May.

Në 23 qershor Mbretëria e Bashkuar përmes referendumit votoi për të qënë jashtë unionit, ndërsa procedurat për daljen nga BE mendohet të nisin këtë pranverë./Shqiptarja.com

Share: