Home KRYESORE Tronditet Greqia, peshkopi i vdekur shëtitet në rrugët e qytetit i ulur...

Tronditet Greqia, peshkopi i vdekur shëtitet në rrugët e qytetit i ulur në fron

Me një pamje të rrallë janë përballur banorët e qytetit grek të Lamias, kur kanë parë një prift të vdekur të shëtitet në rrugë i ulur në karrige të mbajtur nga një shpurë e madhe priftërinjsh.

Në fakt kjo pamje makabre ka të bëjë me një traditë të vjetër fetare. I vdekuri ishte peshkopi i krahinave Ftiotidios e Thomaku, Kalinikos.

Ky klerik i lartë i përket një sekti të Kishës Ortodokse Greke që zbaton kalendarin e vjetër. Kalinikos ishte peshkop i Kishës së Vërtetë Ortodokse të Krishterë dhe sipas zakonit të kësaj kishe kleriku i lartë nuk duhet të varroset në arkivol, por në fronin e tij.

Këtë rit e kanë zbatuar pikë për pikë priftërinjtë, por një pamje e tillë ka shokuar qytetarët e thjeshtë dhe fotografitë janë bërë viral nëpër rrjetet sociale.
255899

Share: