Home KRYESORE Tronditet Hillary Clinton, skandal seksual në emaile-t e fundit, ja pse po...

Tronditet Hillary Clinton, skandal seksual në emaile-t e fundit, ja pse po e heton FBI-ja

Huma Abedin e dinte që bashkëshorti i saj ishte një pervers. Por nuk e kishte imagjinuar kurrë se seksualiteti i shtrembëruar i tij, do të ndikonte në jetën që ajo kishte dedikuar për veten.

Zbulimi i emalimeve dramatike të së premtes, që detyroi FBI-në të nisë një tjetër hetim, vetëm 11 ditë përpara zgjedhjeve në SHBA për serverin sekret të zonjës Clinton, është i paprecedentë në historinë e zgjedhjeve amerikane.

Në qendër të këtij skandali, është martesa e shkatërruar e ndihmëses së kandidates demokrate për Shtëpinë e Bardhë, e cila mori fund pas varësisë së Anthony Weinerit (burrit të saj) për të dërguar mesazhe dhe foto me përmbajtje seksuale tek gra dhe adoleshente, të cilat në të vërtetë ai nuk i kishte takuar kurrë.

Bota e Weinerit u shemb kur më 21 shtator, “DailyMail.com” publikoi mesazhet që ai i dërgonte një vajze 15-vjeçare.

Por besnikëria për një kohë të gjatë e ndihmëses kryesore të zonjës Clinton ndaj bashkëshortit të saj mund të kompromentojnë ëndrrën e kandidates së parë femër për presidente të SHBA-së.

Abedin lajmëroi se ajo do të divorcohej nga Weiner kur u publikuan mesazhet e tij të turpshme gjatë muajit gusht, por ky ishte skandali i tretë i tij radhazi.

Pas kësaj nisën hetimet e policisë dhe shërbimeve të mbrojtjes së minoreneve dhe FBI-ja konfiskoi laptopin e tyre, duke hedhur bombën e së premtes. /360grade.al

Share: