Home KRYESORE Video/ Gazetarja kreut te Turizmit: “Bëni emisione idiote dhe harxhoni para pa...

Video/ Gazetarja kreut te Turizmit: “Bëni emisione idiote dhe harxhoni para pa lidhje për turizmin”

Një përplasje e fortë ka qenë këtë mbrëmje edhe ajo midis gazetares Alma Çupi dhe kreut të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Ardit Çollaku.

Alma Çupi: Dëgjo kemi ngelur duke thënë 25 vjet tranzicion

Çollaku: Vlora u mor si shembull negativ, por pse nuk merrni një shembull Budvan në Mal të Zi…

Alma Çupi: Unë po them të paktën pastrojini, Shkoni, ju Agjencia Kombëtare e Turizmit që keni nxjerrë lekë pa fund për të bërë edhe emisione televizive dhe ku i keni çuar lekët edhe aty ku nuk duhet, për debate pa lidhje dhe idiote dhe nuk keni çuar një kamera te ai që ka hapur bujtinën

Çollaku: E kemi bërë…

Çupi: Jo nuk e keni bërë fare. Mua më kanë ardhur njerëz vetë nga Agjencia dhe më kanë thënë si tja bëjmë që të gjejmë vetë dokumentare, të marrim para.

Çollaku: Absolutisht nuk ka ndodhur dhe nuk ka për të ndodhur një gjë e tillë…

Çupi: Si nuk ka ndodhur. Edhe promovimet i bëni me promocione të dobëta, i shpërndani paratë në televizione pa lidhje …

Çollaku: E ke gabim… Çdo gjë është transparente..

Çupi: Po letrat i keni në rregull juve, por nuk japin asnjë lloj efekti

Çollaku: Nëse ju shani promovimin që është rritur në krahasim me vitet e kaluara

Çupi: Në Shqipëri ka njerëz, që me paratë e tyre, me iniciativa private , kanë bërë sa kanë mundur në fushën e turizmit, nga ana tjetër ju shteti s’keni bërë asgjë./Opinion.al

Share: