Home KRYESORE Tri vajzat e Silvester Stallone do të ndajnë ‘Miss Golden Globes’ 2017

Tri vajzat e Silvester Stallone do të ndajnë ‘Miss Golden Globes’ 2017

Tri vajzat e Silvester Stallone, Sophia, 20, vjeçe; Sistine, 18 vjeçe dhe  Scarlet, 14 vjeçe kanë marrë titullin Miss Golden Globe 2017 të cilin mesa duket duhet ta ndajnë mes tyre.

Ka qenë kreu i Shoqatës së Shtypit të huaj të Hollywood, Lorenzo Soria, i cili bëri me dije lajmin se për herë të parë do të ketë tri Miss Golden Globes për 2017 dhe ato janë pikërisht vajzat e ‘Rocky’.

stalone2

Aktori hollivudian, Stallone, 70 vjeç është shprehur shumë krenar për vajzat e tij, duke ia lënë të gjitha meritat e rritjes dhe edukimit të tyre, bashkëshortes së tij, ish-modeles Jennifer Flavin./Dita.al

Share: