Home KRYESORE 360grade.al: Deputete socialiste i kerkojne Metes te beje mocion mosbesimi ndaj qeverise...

360grade.al: Deputete socialiste i kerkojne Metes te beje mocion mosbesimi ndaj qeverise Rama

Prej të paktën dy javësh, po qarkullojnë shumë hipoteza në ambientet e mbyllura të politikës shqiptare, për mundësinë e një qeverie të re, të natyrës teknike.

Flitet se një “celulë” deputetësh dhe intelektualë të majtë, pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kanë kërkuar disa herë takim me Ilir Metën, duke i premtuar mbështetje në Kuvend, për një Mocion Mosbesimi ndaj qeverisë Rama.

Emrat që kanë filluar të qarkullojnë, si persona me mbështetje konstruktive nga të gjitha palët, janë deputetja Arta Dade dhe përsëri ish Presidenti Rexhep Meidani.

Sipas këtij plani politik, grupi i deputetëve të PS, bën takime dhe mbledhje të rregullta, për të kolauduar strategjinë e kësaj sipërmarrjeje më të re politike.

Është ende e panjohur, përgjigja që Grupi Nismëtar i PS, për rëzimin e Edi Ramës si kryeministër, ka marrë nga Ilir Meta, i cili është bërë gjithmonë e më hermetik dhe i palexueshëm.

Shtysat kryesore për këtë Lëvizje, janë mungesa e garancive dhe besimit, për procesin e ardhshëm zgjedhor, si edhe bindja që Rama, me afrimin e Zgjedhjeve të Përgjithshme. /360gradë.al/

Share: