Home KRYESORE Aksidenti ma pasoje vdekje ne “Lungo Mare” “vrasje” shteterore me “bekimin” e...

Aksidenti ma pasoje vdekje ne “Lungo Mare” “vrasje” shteterore me “bekimin” e vete kryeministrit dhe kryetarit te bashkise Vlore!

Nga Arben Abazaj

Para rreth kater vitesh, kur kryeministri vinte e kapardisej salle me salle e shesh me shesh ne Vlore duke folur per projekte e konkurse, per fonde te gatshme per keto projekte, as ne imagjinaten me te keqe nuk do e kisha menduar se edhe tani ne perfundim te 2016 lungo vdekja te merrte jeten e rradhes.

Nuk ka si ndodh ndryshe, cdo gje e filluar me shkaterim e mashtrim, do perfundoje me vrasje. Them vrasje pasi ajo e mbremshmja ku nje makine me dy te rinj ne bord ra ne gropat e hapura pergjate rruges se bregdetit, nuk mund te kete emer tjeter vecse vrasje shteterore, me bekimin e vete kryeministrit dhe kryetarit te bashkise Vlore!

Percmimi dhe perbuzja ndaj ketij qyteti ka arritur kulmin, ka arritur caqet qe ndajne jeten me vdekjen! Ky eshte cmimi qe po i paguajme cdo dite kesaj urrejtje qe keta zvarranike pushteti kane ndaj Vlores.

Mbreme ne ate grope pa rrethim dhe ne ate rruge pa ndricim mund ta kishte pasur fat gjithsekush te binte brenda, ai nuk ishte nje aksident as dicka e fatit, ai ishte nje fat i parashkruar nga pushtetaret, pushtetaret qendrore dhe lokale.

Cdokush ne kete qytet pak nga pak po perballet tanime jo me veshtiresite e jeteses ne kete qytet, por me trokitjen e vdekjes mbi fatet qe na parashkruan qveria dhe bashkia.

Nuk mund te qendrohet me sikur nuk dime gje, nuk mund te qendrohet me sikur nuk kuptojme, nuk mund te themi me shyqyr qe nuk isha une, mbreme ishin ata, neser ku i dihet, mund te jete gjithsekush nga ne qe heshtim, heshtim edhe kur shohim se po na vrasin nje nga nje!

Kane ardhur kohra qe vene ne prove jo vetem karakterin tone, jo vetem dinjitetin tone, jo vetem dashurine tone per Vloren, por edhe dashurine tone per jeten.

A duhet t’i lejojme me keta tirane te na vrasin keshtu? A duhet te heshtim me? Cfare me teper se vdekja kemi frike?

Tirania dhe ferri eshte e veshtire te permbysen, por pikerisht pse eshte e veshtire prandaj fati u’a cakton kete detyre qyteteve qe e kane dhene kete prove!

Po vjen ora e Vlores. Ora t’u themi shporruni ketyre te babziturve qe na qeverisin, si ne Tirane edhe ne Vlore!

received_10205810270736100

Share: