Home KRYESORE Aleancat e PS, Dade kundër PDIU: Do kemi pasoja nga kjo parti

Aleancat e PS, Dade kundër PDIU: Do kemi pasoja nga kjo parti

Partia Socialiste duhet të bëjë kujdes me aleancat e saj, të cilat në qarqe të caktuara kërkojnë të përfitojnë artificialisht duke ngritur struktura partiake pa asnjë lidhje me zonën.

Deklarata është bërë nga Arta Dade dhe i referohet PDIU-së në Kolonjë.

E ftuar në emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus, Dade paralajmëroi për pasoja të rënda, për socialistët.

Dade ka analizuar edhe zhvillimet diplomatike në aksin Athinë-Tiranë, duke theksuar se në asnjë takim zyrtar nuk është paraqitur pakënaqësi nga ana e grekeve për çështje të aleancave në Shqipëri.

Kryetarja e komisionit të Punëve të Jashtme në parlamentin e Shqipërisë u shpreh e shokuar nga sjellja e opozitës në Komision në mbledhjen e së mërkurës me ministrin Ditmir Bushati.

Share: