Home KRYESORE Arian Galdini i LDE dyshues për partitë e Ben Blushit dhe Gjergj...

Arian Galdini i LDE dyshues për partitë e Ben Blushit dhe Gjergj Bojaxhiut

Nga Arian Galdini

Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi jane qytetare, intelektuale dhe politikane te vyer qe nuk ka sesi te kemi luksin ti shohim te nxjerre menjane si te panevojshem, vetem e vetem se jane te padeshiruar nga Kryetari i Referenduar por i pazgjedhur i PS.

Edhe Gjergj Bojaxhiu me miqte e tij, jane te vyer e nuk ka pse te mos ndihemi te shqetesuar nese ata humbasin mundesine per te bashkeudhetuar me ne si ndikues pozitive, vetem e vetem pse ka nder ne nga ata mendojne se ata jane Projekt AntiOpozite i krijuar e mbeshtetur nga Edi Rama.

Askush nuk eshte i panevojshem ne Projektin qe ka shoqeria shqiptare per tu transformuar, zhvilluar, modernizuar e per tu perendimorizuar.

Perkunderazi, kemi nevoje uleritese per kedo qe vlen, ka aftesi, kapacitete, pasion, aspirata qe Shqiperia te behet nje dite si endrrat me te bukura te Rilindasve tane te vertete te 1 shekulli me pare.

Cka kemi lejuar te ndodhe qe nga viti 1990 e kendej, ka qene nje rrezim epik i cdo njeriu te mbare e cdo vlere, prej mundesise se perfaqesimit dhe drejtimit politik e institucional, ne kete vend.
Te miret, te merituarit dhe te vleret i kemi katandisur ne strukje, ikje ose rreshtim per shkak te padegjueshmerise dhe mosperfilljes.

Kemi ndjekur Udheheqesin e Pagabueshem dhe me comange ne dore u kemi rene kokes e passhpine te gjithe te mireve, te vlereve e te merituarve.

Vit pas viti, ndertuam nje sistem vetehames e veterrenues ku Udheheqesi eshte Zoti, e poshte a rreth tij nuk fitojne me te miret, por me te zellshmit per ti sherbyer trilleve e tekave te Tij.
Partite u kthyen ne rregjimente militantesh qe demokracine e kthyen ne barazi vote e cila perdoret per te shkaterruar pabarazine vlerore.

Ne emer te barazise se votes, iu turrem si barbare Pabarazise Vlerore duke e rrenuar nga themelet.

Njerezit e ditur, te shkolluar, mendimtaret, te zotet, te talentuarit, i futem ne kemishen e forces, ku duhet te bashkepunonin, bashkejetonin, e drejtoheshin nga zuzaret dhe batakcinjte e votebarazise.

E deformuam kaq shume demokracine, saqe harruam se edhe Adolf Hitleri edhe Benito Musolini, me vote te barabarte erdhen ne pushtet.

Ky deformim e kjo harrese mbi votebarazine na zhyti 7 pashe nen sundimin e mediokritetit.

E keshtu vit pas viti pame sesi nga Partite, Politika e Kuvendi dolen Profesoret dhe erdhen puthadoret, dolen mendimtaret dhe hyne paramilitaret, dolen idealistet dhe erdhen dumbabistet, dolen aspirantet dhe erdhen trafikantet, dolen qellim-mbaret dhe erdhen cubat e tuxharet.

Votebarazia u kthye ne mall tregu. Keshtu qe as vota e barabarte nuk u lejua me te ishte qofte edhe nje grimce e vogel e deshmise se ne kemi njefaresoj demokracie, anipse te deformuar.

Madje ne kete vit zgjedhor ku sapo kemi hyre, jemi nen ate gjendjen skizofrenike kur e gjithe shoqeria eshte ne ankthin e fares se kanabisit qe vlen me shume se vota.

Mediokriteti nuk e ka as faren e imagjinates e as ate te kreativitetit. Te vetmen fare qe mund te sjelle mediokriteti eshte ajo e kanabisit.

Fitimin dhe zhvillimin e shoqerise, mediokriteti nuk e sheh si nje proces lirie qe shperthen ne e pertej te gjitha hapesirave ku vepron imagjinata dhe kreativiteti.

Kanabis dhe plehra, riciklim dhe trafikim jane rruga e shkurter qe njeh dhe ofron mediokriteti.

E ketu shoqerise i ndalet koha, shpresa dhe mendimi.

Kjo shoqeri, ose do te pranoje e lejoje qe tu jape duart Ben Blushit, Mimoza Hafizit, Gjergj Bojaxhiut, etj, etj per ti zevendesuar me faresjellesit, transportuesit dhe mbrojtesit e kanabisit, ose do te shkundet per te dale nga kllapia.

Partite e vjetra e te medha a ne rritje, jane aty si Vepra Monumentale te degradimit tone social, politik dhe moral.

Keto Parti nuk kane demokraci te brendshme, e mbi te gjitha nuk mund te dalin kunder Krijeses se tyre. Keto Parti jane si Prinderit e kesaj Krijese te Degraduar sociale, politike, institucionale dhe morale qe kemi ne sot.

Nuk them dot se eshte e pamundur, por do kurajo te madhe qe keto Parti qe prinderojne mbi kete Krijese te Lige, te behen vrasesit e saj.

Partite e reja, ndoshta nuk jane zgjidhja me e mire, por jane ndoshta i vetmi shteg qe u ka mbetur te mireve, te vlereve dhe te merituarve per te mos u shuar, ose se paku per te mos e pranuar dorezimin pa e bere nje beteje finale me kete Sistem te Mbrapshte.

Me kete nuk mund te them apriori se cdo parti e re e cdo njeri qe hyn rishtazi ne politike eshte patjeter i mire, i merituar dhe i vlere. Jo. E kam te pamundur ta bej kete pohim.

Ama, mund te them se Shqiperia ka ardhur ne nje gur kilometrik cerekshekullor, kur nuk i duhet me Rilindja e Riciklimi, por Lindja, Bashkimi (Jo Lindja si konbencion politik, kulturor e gjeografik…) dhe Dinjiteti.

E per ta permbyllur kete reflektim, me duhet te them edhe se sinqerisht une shoh nje problem serioz edhe tek sjellja e neve te mireve, merituarve dhe te vlereve ndaj Partive te reja.

Ne nuk pranojme njeri-tjetrin. Ne nuk e kerkojme dhe pranojme lidershipin qe lind mes nesh si nje nder ne, ne konkurim me ne. Jo.

Ne njohim, e pranojme vetem lidershipin qe na vjen nga lart. Pra duhet qe te vije Ben Blushi, Mimoza Hafizi, Gjergj Bojaxhiu, qe kane qene apo jane ne lojen politike, qe ne te themi se u krijuan Parti te reja qe duhen llogaritur.

Kur krijohet nje Parti tjeter e re si guxim, kurajo e aspirate e disa aktivisteve e qytetareve publike dhe te panjohur, por qe nuk kane qene kurre ne Lojen e larte politike, askush nuk shkruan, as kush nuk e perfill, askush nuk e permend.

Ti je Parti e re dhe e perfillshme, vetem nese Lideri vjen nga lart.
Po linde ketu poshte, si konkurues dhe bashkeudhetar me te thjeshtet, qytetaret, te miret e te merituarit, ti nuk je i perfillshem.

Pikerisht, ketu me lind edhe dyshimi e pyetja naive: Vemendja mediatike dhe shkrimet e analizat pafund qe behen per Partite e reja me Lider te ardhur nga lart, jane me pagese, me porosi, apo me veteofrim a ndergjegjesim qe vjen nga ata qe ndryshimin e duan vetem lart apo nga lart?

1 vit me pare ka lindur LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike. Asnje analize, asnje analist, asnje lajm mediatik, nuk kam pare apo lexuar ndokund per kete Parti.

Vetem online disa portale e gazeta dashamirese publikojne njoftimet e nxjerra nga zyra e shtypit e LDE.

LDE u be lajm vetem 1 dite, ne dt 1 qershor kur shpalli Koalicionin me PD. Me tutje askush nuk shkroi as u interesua, as pyeti, as lejoi te publikohet tjeter gje per a nga kjo Parti.

Psh, nese Sfida per Shqiperine nxjerr 10 vete per te lexuar nje deklarate per shtyp, mediat shkojne aty.

Nese LIBRA e Ben Blushit nxjerr ne facebook nje foto me 10 veta, te gjitha mediat bucasin.

Ndersa nese LDE mbledh qindra vete ne Tirane, disa here, dhjetra a qindra ne Berat, Elbasan, Lushnje, Durres, Lezhe, etj, asnje media e asnje analist apo gazetar nuk eshte aty.

Behen sondazhe ku perfshihet edhe Sfida edhe LIBRA, por jo LDE. Vershojne shkrime e analiza ku ose kritikohen ose levdohen ose thjesht perfillen, edhe Sfida edhe LIBRA, por jo LDE.
Atehere, me bren dyshimi.

Ku do shkojme nese politika ne Shqiperi ka vend e vemendje vetem per Parti te vjetra a ne rritje qe jane Prinderueset e ketij Sistemi te Lige dhe per Parti te reja me lidere qe vijne nga lart, pra te shkeputur nga Konaku Prinderues i Partive te vjetra per te krijuar Konake te rinj?

Si eshte e mundur qe keta Konake te rinj i kane gati edhe financimin, edhe listeporosine mediatike, edhe logjistiken, edhe aradhet e analisteve e gazetareve qe i lancojne?

Dyshimin nuk e kam as per ti rrezuar, as per ti mohuar keta Konake te rinj. Dyshimin e kam vetem reflektues, te shendetshem dhe pergjigjekerkues.

Vete e kam te lehte te zgjedh te vazhdoj te luftoj ne betejen finale me LDE, apo edhe te shpall dorezimin e te terhiqem ne privatesine time.

Ky eshte komoditeti qe te jep te qenurit i lire, i papaguar per te bere politike, apo i painteresuar per te gjetur pagese nga politika.
Aktivizmin dhe perkushtimin, sikurse edhe pyetjet qe bej e kam, jane sepse dua te kuptoj nese im bir do te kete ketu nje atdhe me te mire e me te drejte, apo do te me duhet te iki bashke me te per ti gjetur nje atdhe te ri

Share: