Home KRYESORE Arrestohen 10 të dyshuar si terroristë të ISIS ne Rusi, kishin planifikuar...

Arrestohen 10 të dyshuar si terroristë të ISIS ne Rusi, kishin planifikuar sulme!

Zyrtarët e sigurisë në Rusi bënë me dije kanë arrestuar 10 terroristë të dyshuar, gjatë një operacioni special në Moskë dhe Shën Petërburg.

Të arrestuarit janë përshkruar si persona nga Azia Qendrore, ndërsa në njoftimin e Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB) theksohet bashkëpunimi me agjencitë e sigurimit në Kazakistan dhe Taxhikistan.

FSB tha se gjatë bastisjeve janë gjetur “katër pajisje të fuqishme shpërthyese të improvizuara” dhe “armë zjarri, municion dhe pajisje të komunikimit”.

Zyrtarët i akuzojnë të arrestuarit se kanë kontakte me organizatën terroriste, Shteti Islamik.

Share: