Home KRYESORE Arrestohet në Rinas pronarin e 700 kg drogë kapur ne Durres

Arrestohet në Rinas pronarin e 700 kg drogë kapur ne Durres

Policia ka arrestuar në Rinas pronarin e kamionit që transportonte 700 kg kanabis drejt Italisë. Sipas njoftimit, bëhet me dije se është arrestuar shtetasi Kacjolin Zefi, 51 vjeç, banues në Shkodër. Ai u arrestua në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit teksa po kthehej nga Italia.

Dy ditë më parë (27 nëntor), një sasi prej 700 kg kanabis u sekuestrua nga policia në portin e Durrësit. Lënda narkotike u gjet në një kamion tip Iveko, pas kontrollit të ushtruar në vijën e dytë.

Mjeti drejtohej nga shtetasi me iniciale L.S, i cili pas arrestimit i lirua më vonë. Lënda narkotike ishte e ndarë në 497 pako. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i narkotikëve” e mbetur në tentativë.

Share: