Home KRYESORE Arrestohet nëndrejtori i bankës ne Fier

Arrestohet nëndrejtori i bankës ne Fier

Gjykata e Lartë Tiranë me Vendimin e datës 02.11.2015, e ka dënuar këtë shtetas me 12 vjet burg për veprën penale të “Vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit” parashikuuar nga Neni 136/2 i Kodit Penal.

Nga hetimet ka rezultuar se Gjergji Xhaho, duke qenë në detyrat e oficerit të kredisë dhe drejtorit të një filiali të një banke në Fier, e ka vjedhur atë në mënyrë të vazhdueshme përgjatë viteve 2005-2010, duke i shkaktuar një dëm të përllogaritur në shumën e 1.300.000 (një milion e treqind mijë) eurove.

Sipas prokurorisë, në realizimin e veprimtarisë kriminale, i pandehuri Gjergji Xhaho ka përfituar nga moskryerja e rregullt e detyrës së punonjësve të bankës dhe konkretisht, arkëtarëve, oficerëve apo drejtorëve, të sipërcituar. Ajo çka ka rezultuar për tre drejtorët e degës, Arben Hasanaj, Agron Bulku, Klodjan Mahilaj, është se nuk kanë menaxhuar në mënyrë korrekte marrëdhëniet me klientët e bankës.

Edhe pse në fund të ditës, ata kanë hasur transaksione brenda limitit të tyre të autorizimit, të cilat nuk ishin autorizuar elektronikisht nga ata, nuk kanë kërkuar justifikime për këtë transaksion nga përdoruesi. Për më tepër ata kanë toleruar autorizimin elektronik të transaksioneve nga kompjuteri i përdoruesve pa prezencën e tyre në kompjuter, me përdorimin e kodeve të sigurisë së hyrjes në sistem të drejtorit të degës, i notifikuar te punonjësi i degës./lapsi.al

Share: