Home KRYESORE “Arritjet dhe e ardhmja e industrise turizmit ne Shqiperi” ne Londer

“Arritjet dhe e ardhmja e industrise turizmit ne Shqiperi” ne Londer

Sot me daten 8 Nentor 2016 ne oren 16.00, ne Dhomen e Lordëve të Parlamentit Britanik mbahet aktiviteti per Shqiperine, “Arritjet dhe e ardhmja e industrise turizmit ne Shqiperi”.

Ky aktivitet, organizohet nga Dhoma e Tregtise dhe Industrise Shqiperi – Britani e Madhe ne bashkepunim te ngushte me Agjencine Kombetare te Turizmit, Ministrine e Ekonomise, Turizmit dhe sipermarrjes, Ambasaden e Shqiperise ne Londer, nen Kujdesin direkt te Lord Watson, Ambasadorit Qirjako Qirko, Presidentit te Dhomes Britanike ne Shqiperi Zenel Hoxha, Drejtorit te Agjencise Kombtard te Turizmit Ardit Çollaku.

Ministerja znj.Milva Ekonomi, Kryetarja e grupit parlamentar te miqesise ne Parlamentin Britanik znj. Madeleine Moon pershendesin pjesemarresit ne takim.

Ne kete aktivitet morren pjese investitore britanikë, operatorë turistike nga Shqiperia dhe Britania e Madhe, biznesmenë shqiptarë që punojne dhe jetojne ne Britani te Madhe, anetare te Dhomes se Lordëve, si edhe te Dhomes se deputeteve( Commons), drejtues te shoqatave shqiptaro -britanike, stafi i Ambasades Shqiptare ne Britani.

Shqiperia merr pjese ne Ekspoziten e udhetimeve dhe investimeve turistike ne Exel Exhibition Centre( WTM), me madhja ne bote e ketij lloji. Stenda Shqiptare ne kete ekspozite eshte organizuar si asnjeherë tjeter ne keto 15 vjet, ajo eshte vizituar nga 100-ra pjesemarres dhe vizitore.

“Komentet per turizmin shqiptar jane nga me te mirat, duke e konsideruar, vleresuar vendin tone si destinacioni bashkekohor me interesanti ne Europe. Operatoret tane pjesemarres ne ekspozite po prezantojne me profesionalizem sherbimet e tyre, duke i bere keshtu nje jehone te madhe Shqiperise turistike.

Per kete kane merite te gjithe institucionet e lartepermendura, por dua te veçoj angazhimin profesional te Agjencise Kombetare te Turizmit dhe drejtuesit e saj, te cilet po shpalosin aftesi profesionale,bashkepunuese, me efekte te drejteperdrejta si ne cilesine e pjesemarrjes, po ashtu edhe te marketimit te Shqiperise ne kete Ekspozite (WTM).

Aktiviteti i sotem ne Dhomen e Lordëve si edhe pjesemarrja e Shqiperise ne ekspoziten e udhetimeve ne Londer( WTM), konsiderohen si ngjarje te rendesishme me shume efekte pozitive per te ardhmen e industrise turizmit ne vendin tone. Mbeshtetja juaj miq te nderuar do te vleresohet shume nga ne te gjithe/” – thuhet ne nje njoftim per shtyp te Dhomes Britanike te Tregetise firmosur nga presidenti i saj z. Zenel Hoxha

Share: