Home KRYESORE Atentati për eleminimin e Tom Doshit, gjykata vendim surprizë

Atentati për eleminimin e Tom Doshit, gjykata vendim surprizë

Dosja “Doshi” ku deputeti Tom Doshi, ish-deputeti Mark Frroku dhe shtetasi Durim Bami akuzohen për kallëzim të rremë duhet të vazhdojë të gjykohet pranë kolegjit penal të Gjykatës së Lartë.

Është ky vendimi i Gjykatës Kushtetuese pas kërkesës për interpretim të bërë nga Gjykata e Lartë për shkak të kompetencës së gjykimit në themel të këtij procesi. Disa muaj më parë ky gjykim u pezullua për të shfuqizuar me kërkesë të Gjykatës së Lartë të pikës 2 të nenit 80 të kodit të procedurës penale.

Por kjo kërkesë është rrëzuar duke e lënë këtë pikë e nen në fuqi me argumentin se Gjykata e Lartë mund të funksionojë si Gjykatë e Shkallës së Parë dhe kur në të gjykohen për të njëjtin procedim penal persona që s’janë objekt i kësaj gjykate por mjafton një prej tyre, raporton Shqitarja.com.

Doshi, Frroku e Bami janë nën akuzë për kallëzim të rremë pasi sipas prokurorisë në bashkëpunim me njëri tjetrin ata sajuan atentatin fiktiv të pretenduar nga deputeti Doshi./360grade.al

Share: