Home KRYESORE Berisha, thirrje për protestën masive kundër importit të plehrave

Berisha, thirrje për protestën masive kundër importit të plehrave

Ish –kryeministri sali Berisha u ka drejtuar një thirrje mbështetësve të tij për t’u bashkuar në protestën kundër importit të plehrave.

Protesta është thirrur nga shoqëria civile. Sipas organizatorëve, ajo do të nisë para parlamentit sonte në orën 23.00. Berisha shkruan se në këtë protestë qytetarët duhe të jenë të bashkuar.

“Sonte ne ora 23:00 dhe ne vazhdim protesta historike qytetare: “te bashkuar kunder plehrave ne rruge dhe ne qeveri”, thotë ish kryeministri në një postim në facebook.

Kujtojme qe Partia Demokratike ka dalë kundër ligjit për importin e plehrave. Berisha dhe Basha kanë pranuar gabimin me miratimin e ligjit prej qeverisë së djathtë i cili u rrëzua nga Rama me të ardhur në pushtet.

Share: