Home KRYESORE Bregu qendrim ndryshe nga Bumci e PD: BE të hapë negociatat me...

Bregu qendrim ndryshe nga Bumci e PD: BE të hapë negociatat me Shqipërinë

Ndërsa Partia Demokratike i ka kërkuar Komisionit Evropian të mos çelë negociatat për Shqipërinë, deputetja Majlinda Bregu është demostruar me një tjetër qendrim.

“Ju, EU jeni investuar me shume ne ruajtjen e stabilitetit se sa ne zhvillimin e demokracisë. Situata në Shqipëri dhe kjo rrugë e gjate i shton listës se 5 prioriteteve sipas meje edhe dekriminalizimim dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Edhe zhvillimi ekonomik i vendit duhet të jetë prioritet. E fundit: komisioni duhet të propozoje pasnesër çeljen e negociatave. Nuk ka mënyrë tjetër për të detyruar qeverinë e politikën për të ndërmarrë seriozisht reformat se sa kjo rruge. Siç thuhet: kura me e mirë kundër armiqve të demokracisë, është më shumë demokraci”, – u shpreh ish-ministrja e Integrimit Bregu gjatë fjalës së saj në Komitetin e Stabilizim- Asociimit Shqipëri-BE.

Përmes deputetit Aldo Bumçi, Partia Demokratike depozitoi një amendament që anulon kërkesën drejtuar Komisionit dhe Këshillit për përcaktimin e datës për hapjen e negociatave me Shqipërinë, duke e zëvendësuar këtë kërkesë me vendosjen sipas PD-së, të kushteve për zgjedhjet, implementimin e ligjit të dekriminalizimit dhe të 5 prioriteteve.

Share: