Home KRYESORE Debate për ‘Check-Up’, Vokshi: Duhet të jepni dorëheqjen për korrupsionin galopant!

Debate për ‘Check-Up’, Vokshi: Duhet të jepni dorëheqjen për korrupsionin galopant!

Ecuria e check-up-it ka shkaktuar debate te forta në mbledhjen e sotme të Komisionit të Shëndetësisë. ne Kuvend.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj u paraqit për seancë dëgjimore, ku u ndal tek kontrata me koncesionarin dhe përfitimet e regjistruara sipas tij. Ministri tha se në sajë të këtyre kontrolleve është bërë e mundur të diagnostikohen në konë një sërë sëmundjesh, duke shpëtuar jetë njerëzish.

Por kryetarja e këtij komisioni, deputetja e PD-së Albana Vokshi tha se koncesionarit i janë dhënë 1.7 mld lekë, duke parashikuar kontrolle për 110000 persona, por që nuk janë bërë asnjëherë.

Vokshi: U dhanë para për 110 mijë kontrolle më shumë. Që ta dëgjojnë të gjithë se çfarë korrupsioni golapant keni bërë. Keni dhënë 1.7 mld lekë më shumë koncesionarit pa bërë asgjë. dhe tani i shtoni edhe më shumë.

Beqaj: Ne kemi programuar në buxhet për 550 mijë vetë. Aq ka qenë parashikuar. Ky zgjerim i ri nuk implikon asgjë as në buxhetin e miratuar për këtë vit. As për buxhetin e tre viteve.

Vokshi: Shpresoj që edhe deputetët ta kenë kuptuar se çfarë keni bërë. I keni dhënë koncesionarit para për 110 mijë check-up, pa bërë asnjë kontroll të ndonjë qytetari. Sa investime në qendra shëndetësore do ishin bërë me ato 1.7 mld lekë. Keni thirrur mjekët që ju mendoni se kanë performancë të ulët me check-up në qendra shëndetësore të vendit. Si mund të investohet personalisht një ministër në këtë gjë. Nëse nuk jeni të implikuar në këtë koncesion, ju nuk duhet të ndërhyni, apo të bëni këtë gjë. Duhet të ndryshoni veprim, se po zhyteni plotësisht në korrupsion.

Beqaj: Nga këto kontrolle janë dhjetëra jetë njerëzish të shpëtuara nga këto kontrolle. Janë diagnostikuar në kohë sëmundje të zemrës, kancerit të zorrës së trashë, diabetit, etj.

Share: