Home KRYESORE Denion Mejdani i ben “pyetje me spec” Edi Rames

Denion Mejdani i ben “pyetje me spec” Edi Rames

Nga Denion Mejdani

Kisha nje pyetje shume te thjeshte per kryeministrine e vendit tim: Udhetimi dhe qendrimi i kryeministrit dhe i stafit te tij ne New York per te paraqitur ato zhgarravinat dhe pacavuret me ngjyra (e mbase dhe per te marre pjese ne protestat e atyre diteve) u paguan nga vete pjesemarresit ne fjale, nga ndonje sponsor a donator apo nga arka e shtetit pra domethene nga taksat e kontributet tona?

Sepse nese eshte rasti i trete do ta kisha shume problem qe te shpenzoheshin parate tona per promovimin artistiko-egocentrik dhe permbushjen e veterealizimin artistik te Rames, aq me teper kur asnje e mire nuk i ka ardhur e nuk i vjen Shqiperise nga ky dell artistik.

Per rastin e pare dhe te dyte gjithmone do te kishte shpjegime per te dhene e transparence per t’iu nenshtruar.

Share: