Home KRYESORE Donald Tramp, një leksion demokracie për shqiptarët e nënshtruar!

Donald Tramp, një leksion demokracie për shqiptarët e nënshtruar!

Nga Mentor Kikia

Unë nuk e di se si do ta qeverisë Amerikën Donald Trump, as nëse do të ngreje apo jo vërtet mure në kufirin me Meksikën për të ndaluar trafikantët, apo nese do të ndalojë të futen në SHBA të gjithë myslimanët e botës për të qene më të sigurtë nga terroristët.

Por ajo që di të them është se Tramp e shkatërroi staus quo-në politike të një partie konservatore me rrenje tek idustrialistet naftes dhe ata te ushtrise. A mund të jetë ai një president i keq për Botën? Ndoshta, por amerikanët votuan për vete dhe jo për botën. Por mbi të gjitha ai dëshmoi se cfarë force ka liria, barazia dhe demokracia në këtë vend.

Ai hyri në garë pa qene pjese e politikes, luftoi dhe fitoi duke patur kundër tërë establishmentin republikan, nga drejtuesit e partisë deri tek dinastitë politike. Duke patur kundër median, analistët dhe yjet e kinemasë. Kjo është një dëshmi e fortë se cfarë do të thotë demokraci, ku se kush do të qeverisë, nuk e vendosin as sipërmarrësit, as lobistët, as mediat, as yjet e kinemasë, por populli. Ka bërë zgjedhje të mire apo jo populli amerikan?

Kjo i takon të ardhmes. Por ajo që duhet të mësojmë ne sot është që ti japim vlerë votës tonë, si themeli i demokracisë.

Ta çlirojmë atë nga kthetrat e politikës së korruptuar e pengmarrëse, e cila shtyp cdo përpjekje dhe nisiativë të re, kolektive apo individuale. Amerikën nuk duhet ta shikojmë si vendin që vetëm na mbeshtet. Por ti marrim asaj modelin e demokracisë, ku nje njëri mund të guxojë të provojë, edhe kur i ka kundër të gjithë, madje edhe vetë historinë, sikundër bëri Obama 8 vjet më parë

Share: