Home KRYESORE Donald Trump: Kam dëgjuar shumë gjëra të mira për Shqipërinë

Donald Trump: Kam dëgjuar shumë gjëra të mira për Shqipërinë

Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump do të merrte pjesë në festën e 20-vjetorit të themelimit të gazetës “Illyria”, në New York.

Mirëpo, rastësia e deshi që dita e festës të binte në të njëjtën datë me atë të finales së shfaqjes televizive “The Apprentice”, e cila e bëri të famshëm në të gjithë Amerikën, bosin e pronave të patundshme njujorkeze.

“I dashur Vehbi, të falenderoj që më ke ftuar”, i drejtohet ai me një letër personale botuesit të gazetës shqiptaro-amerikane “Illyria”. “E vlerësoj shumë ftesën dhe më bëhet qejfi nga gjesti juaj për të më nderuar me një çmim”.

“Kam dëgjuar vetëm gjëra të mira për Shqipërinë, sidomos që është një vend shumë i bukur”, thotë presidenti i ardhshëm i Amerikës. “më vjen keq që nuk do të kem mundësinë që t’ju bashkohem për një ngjarje kaq të shënuar…”

donald-trump-illyria

Share: