Home KRYESORE Dule trondit: Edhe në lulishten e Ramës nuk ka garanci nese ka...

Dule trondit: Edhe në lulishten e Ramës nuk ka garanci nese ka apo nuk ka kanabis…

Deputeti Vangjel Dule e ka konsideruar kryeministrin Edi Rama një aventurier në krye të qeverisë, që tani po shkatërron marrëdhëniet e vendit me Greqinë pasi ka shkatërruar vendin e tij.

“Sot ne kemi një aventurier në krye të qeverisë. Pika më e fortë e shtetit shqiptar në këto 25 vjet ka qenë roli stabilizues, e bashkëpunues i Shqiperise në rajon. Është ky kryeministër që i ka kthyer mbrapsht këto vlera. Po presim sot të na zbulojë sot armikun e ri në kundërvënien e tij, në kushtet kur solli importin e plehrave, kanabizimin e vendit, kur jemi të sigurt se vetëm në lulishten para Kryeministrisë nuk ka kanabis, se në lulishtet mbrapa nuk jemi të sigurt nese ka; në kushtet kur ky shpall armik Greqinë, që ka bërë avokatinë e Shqipërisë në NATO dhe po e bën edhe për integrimin në BE. Zotëria po krijon dyshime nëse realisht e do integrimin e vendit tonë në BE,” nënvizoi Vangjel Dule.

Share: