Home KRYESORE E turpshme ne Prizren/Flamuri turk përkrah flamurit kombëtar në Festën e Pavarësisë....

E turpshme ne Prizren/Flamuri turk përkrah flamurit kombëtar në Festën e Pavarësisë. Duhet te shkarkohen ata qe e kane bere! (Video)

Bie formalisht ne Prizren Pavaresia e Flamurit Shqiptar! Shqiptaret pavaresine e fituuan me gjak ndaj Perandorise turke dhe flamuri simbolizon ate gjak. Por ne Prizren, krah flamurit kombëtar për Festën e Pavarësisë, u valvit edhe flamuri turk!

Klan Kosova raportoi se ky akt mban firmën e Komunës së Prizrenit. Qytetarët kanë reaguar në disa raste duke i hequr vetë flamujt e vendit prej të cilit Shqipëria shpalli pavarësinë më 28 Nëntor 1912 (shih videon 2 më poshtë).

Komuna e Prizrenit, për ta paraqitur këtë akt si diçka normale, ka vendosur edhe flamuj të shteteve mike të Kosovës qe sigurisht nuk kane simboliken e falmurit turk.

“Zëdhënësi i kësaj Komune, Ymer Berisha, i tha Klan Kosovës, që Komisioni përgjegjës ka marrë vendim që të vendosen flamujt për nder të miqësisë ndaj shteteve”.

Organet qendrore ne Kosove do te duhet te shkarkojne keto autoritete qe te mbajne lart gjakun e deshmoreve dhe nderin e shtetit te te gjithe shqiptareve qe kane rene ne lufte per liri dhe Atdhe.

Video:

Add new comment

Share: