Home KRYESORE Endira Bushati: Rama duhet të dorëhiqet SOT!

Endira Bushati: Rama duhet të dorëhiqet SOT!

Nga Endira Bushati

“Donald Trump është kërcënim pēr Amerikën dhe si i tillë është kërcënim për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane! – ka deklaruar Rama.

Meqë Trump nuk është shprehur mbi marrëdhëniet shqiptari-amerikane, deklarata e Ramës është një vullnet i qartë i kryeministrit të Republikës së Shqipërisë në këtë drejtim…

Sot, ne jemi i vetmi shtet në botë, (nuk di për Korenë e Veriut) ku kryeministri i Republikës deklaron se marrëdhëniet me SHBA i deklaron të “kërcënuara” nga zgjedhja e Trump-it President….

Rama duhet të dorëhiqet menjëherë!

Për këtë duhet të bëhemi të gjithë bashkë!

Në emër të mirënjohjes ndaj SHBA!

Ne, populli më proamerikan në botë, s’mund të lejojmë që një sharlatan si Rama të na udhëheqë, një kryeministër qesharak si ai të na prishë marrëdhënien unike që kemi ne me SHBA!

Share: