Home KRYESORE Erdogan kërcënon Europën: Do ju hapim dyert refugjatëve po vazhduat me presion!

Erdogan kërcënon Europën: Do ju hapim dyert refugjatëve po vazhduat me presion!

“Nëse Europa do të vazhdojë të na bëjë presion, do të lejojmë refugjatët që të kalojnë kufirin drejt tyre”. E tha vetëm pak çaste më parë presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, i cili rikthehet të kërcënojë me një prishje të marrëveshjes mbi emigrantët me Brukselin përpara votimit të nesërm të Parlamentit Europian që kërkon ngrirjen e negociatave të pranimit të Ankarasë në Bashkimin Europian.

“Nuk e keni trajtuar kurrë njerëzimin në mënyrë të ndershme dhe nuk jeni kujdesur për njerëzit në mënyrë të drejtë. Nuk keni mbledhur fëmijët, të cilët pasi janë mbytur në Mesdhe, trupat e tyre kanë dalë në bregdet. Jemi ne që po ushqejmë rreth 3.5 milionë refugjatë në këtë vend. Ju nuk i keni mbajtur kurrë premtimet tuaja. Kur 50 mijë refugjatë mbërritën në Kapikule (kufiri mes Turqisë dhe Bullgarisë), ju nisët të ulërini “çfarë do të bëjmë nëse Turqia hap kufijtë?”, shtoi Erdogan. /360grade.al

Share: