Home KRYESORE Fideli vdic, por kastrizmi rron!

Fideli vdic, por kastrizmi rron!

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Vdic lideri me i moshuar dhe me jetegjate i koheve moderne-Fidel Kastro. Ai nderroi jete ne moshen nentedhjete vjecare. Nga keto nentedhjete vite jete, Fideli hyri e qendroi ne politike per afro shtate dekada.

Jeta politike e Fidel Kastros nisi si guerrilas e revolucionare dhe kulmoi si lideri i Partise Komuniste dhe President i Kubes. Ai lindi ne ishull, por gradualisht do behej simbol i ideologjise kastriste ne Ameriken Latine dhe vende te tjera te botes.

Fidel Kastro u formua ne proceset revolucionare kur komunizmi u shnderrua ne sistem politik me shtrirje dhe ndikim boteror. Ishte dekada e pare e Luftes se Ftohte. Bota u nda ne nje sistem ideologjik, politik, ekonomik dhe ushtarak bipolar. Ne bllokun Perendimore benin pjese shtetet demokratike me ShBA ne krye. Ato ndertuan Aleancen Euro-Atlantike.

Nderkohe, ne bllokun Lindor benin pjese shtetet e Europes Lindore me Bashkimin Sovjetik ne krye. Ky bllok ndertoi KNERI-n si organizim ekonomik dhe Traktatin e Varshaves si pakt ushtarak.

Ne fazen e pare te Luftes se Ftohte, ne anen e bllokut Lindor renditeshin rreth 91 parti komuniste nga e gjithe bota. Nderkohe qe shume shtete i qendronin aleate BRSS, nder to edhe RP e Kines, Vietnami, Koreja, Laosi, Kamboxhia etj.

Ne periudhen e Luftes se Ftohte, Fidel Kastro perfitoi nga pozita shume e avancuar gjeopolitike e komunizmit boteror prane brigjeve te ShBA. Kastro u lidh ngusht me Hrushovin(1959-1962), duke tentuar te instalonte baze berthamore Sovjetike kunder ShBA (1961-1962). Kjo aventure Kastriste e shpuri kercenimin berthamore ne kulmin e vet. U desh komunikimi direkt Kenedi-Hrushov per parandalimin e saj (Kriza e Raketave ne Kube).

Luhatjet midis BRSS dhe RP te Kines u pasuan me levizje te shkatheta te Kastros edhe me Mao Ce Dunin (70-’80). Kastro u konsiderua edhe nga Kina e Mao Ce Dunit, athere qendra e Botes se Trete, nje pike reference e avancuar per shtrirjen e maoizmit si alternative e sovjetizmit ne Ameriken Latine dhe Karaibe.

Pra, me botekuptim marksist-leninist dhe veprimtarine revolucionare, Fidel Kastro u rendit gjate tere jetes se tij ne bllokun Lindore, nga Moska ne Pekin. Kuba e Kastros u shderrua ne bazen me periferike te sistemit komunist prane ShBA. Kuba kastriste u krijua dhe qendroi si sfida gjeopolitike me prane ShBA.

Fidel Kastro mpleksi komunizmin internacionalist me idealet antikolonialiste te Amerikave. Ai u perfshi ne perpjekjet antikolonialiste amerikano-latine, duke u bere inspiruesi dhe simboli i tyre per shume dekada. Chegevara, Noriega, dhe lidere te tjere diteve tona ne disa vende ne Ameriken Latine modelojne profilin politik te Fidel Kastros.

Me fillimin e dobesimit te komunizmit si sistem politik dhe si pjese polare e rendit boteror, Kastro tentoi te marre persiper iniciativa nderkombetare personale. Ishin perpjekje te deshperuara pertej fuqise se tij dhe shtetit qe perfaqesonte.

Keshtu Kastro ndermorri veprimin ushtarak drejt Afrikes me arsyetimin e mbeshtetjes se levizjeve revolucionare dhe te anti-aparteidit ne dekaden e fundit te Luftes se Ftohte (’79-’80).

Ne ate periudhe Kastro ndertoi miqesine e tij me liderin e Kongresit Afrikan, Nelson Mandelen. Kjo lidhje rriti simpatine per Kastron edhe ne Kontinentin Afrikan. Shume lidere ne Afriken e zeze do simpatizonin Kastron sidomos per luften kunder aparteidit.

Nga Afrika e Jugut dhe Afrika Qendrore simpatia per kastrizmin do shtrihej edhe ne Afriken Veriore dhe ne disa vende te Lindjes se Mesme. Ben Ali(Tunizi), Mubarak(Egjipt), Gadafi (Libi) dhe deri te Bashar Alasad (Siri) me qendrimet e tyre te brendshme antiperendimore dhe anti-amerikanizmin kane deshmuar simpatine per kastrizmit si model lidershipi. Ndryshimet themelore midis ketyre lidereve te Afrikes se Veriut e Lindjes se Mesme dhe Fidel Kastros qendronin ne disa aspekte.

Se pari, natyra askete dhe modeste e jetes se Kastros ndryshonte thellesisht me jeten luksoze dhe korrupsionit qeveritar te lidereve te lartpermendur te Afrikes se Veriut dhe te Lindjes se Mesme. Se dyti, Kastro mbeti me i respektuar ne popull, kundrejt te cilit nuk ndermorri reprezalje masive sic bene Gedafi, Mubaraku e sidomos Asadi ne Siri. Se treti, Kuba e Kastro nuk deshmohet te kene pasur lidhje dhe as mbeshtetje me terrorizmin nderkombetar bashkekohor.

Gjithsesi ndikimi me i madh i Kastros mbeti tere kohen ne Ameriken Latine dhe Karaibe. Karakteristika me dalluese e Fidel Kastros nga lideret e tjere revolucionare te kohes se tij ishte gershetimi i komunizmit dhe antikolonializmit me anti-amerikanizmin. Ky gershetim i sherbeu Kastros per konsolidimin e pozitave te brendshme ne Kube, por edhe per rritjen e ndikimit te tij rajonal, ne Ameriken Latine dhe Karaibe.

Fidel Kastro ka qene politikani qe me se shumti i ka kontribuar ngritjes se frymes anti-amerikane ne Ameriken Latine dhe ne Karaibe. Ai u be simbol i kundershtarit me konsistent dhe afatgjate te ShBA. Ishulli i Kastros per me shume se gjysem shekulli u konsiderua bastioni komunist me i panenshtrueshem ndaj ShBA.

Ballafaqimi me ShBA u be moto politike e perjetshme e Fidel Kastros. Ai u perball me Ajzehauerin, Kenedin, Xhonsonin, Niksonin, Karterin, Reganin, Bushin (Sinjor), Klintonin, Bushin(Junior). Pra Kastro u konfrontua me rreth tete presidente te ShBA.

Vetem ne presidencen e Obames, konkretisht ne mandatin e dyte te saj(2012-2016), Kuba e Kastros filloi normalizimin e marredhenieve me ShBA, duke vendosur lidhjet diplomatike. Flamuri i ShBA u ngrit ne Ishull ne vitin 2016. Kastro e perjetoi kete kthese historike.

Edhe ne kohet tona, ne shume shtete ne Ameriken Latine modeli i Kubes dhe i profilit politik te Fidel Kastros ndiqet si shembull. Kastrizmi inspiron cdo politike ekstremiste majtiste, antidemokratike, autarkike, autoritariste, revolucionare dhe anti-amerikane. Kastrizmi me se shumti rron ne Ameriken Latine e Karaibe.

Fidel Kastro mbeti tere jeten mbeshtetes i revolucionit leninist dhe i aspirates se tij socialiste. Nen arsyetimin e arritjeve te revolucionit te tij socialist Kastro injoroi demokracine liberale dhe lirite dhe te drejtat e njeriut. Keto u bene pikat me kritike te Perendimit per modelin politik te Kubes dhe diktaturen e Fidel Kastros.

Fidel Kastro ndoqi me kujdes ndryshimet politike nderkombetare mbas renies se Murit te Berlinit (1989). Ai filloi te demontroje fleksibilitet ndaj kritikave ne adrese te tij sidomos per lirite dhe te drejtat e njeriut, liberalizimin ekonomik dhe te bashkepunimit me jashte.

Me hapa te ngadalshem, te kujdesshem dhe te mbuluar me nje demagogji te sofistikuar propogandistike, Fidel Kastro filloi te bente leshime ne fushat e lirive dhe te drejtave te njeriut, te liberalizmit ekonomik dhe bashkepunimit me jashte.

Per nderrmarjen e ketyre hapave Kastron e nxiten Vatikani, Papa Gjon Pali dhe Papa Francesku, te cilet vizituan Havanen dhe binden Kastron te lironte te burgosurit politik, te lejonte lirine e besimit e gradualisht edhe te lirive te tjera, pa shkuar ne pluralizmin politik dhe ne demokracine parlamentare.

Nderkohe qe Vatikani depertoi i pari ne Kube me mirekuptinin e Kastros per lirite e te drejtat e njeriut, Kanadaja nisi ndikimin terthore te liberalizmit ekonomik dhe te bashkepuninit tregetar e turistik me Kuben e Kastros. Qendrimi afrues i Kanadase ndaj Kubes sherbeu si paraprires dhe ndermjetesues midis Kubes dhe ShBA.

Fidel Kastro pati edhe tipare individuale mjaft dalluese. Ai ishte nje lider i ditur. Kastro ishte nder lideret qe lexonte shume histori, filozofi, ekonomi, letersi artistike. Kastro bente pjese ne lideret enciklopedike.

Tipar tjeter individual i Kastros ishte oratoria e tij. Kastro shquhej per oratori populiste. Ai fliste perpara turmave milioneshe me ore te tera. Ka arritur te flase deri ne shtate ore pa pushuar, pa leter dhe pa perseritur dy here te njejtat ide. Kastro i emociononte turmat. I bindete ato me demagogji e manipulim te ralle te fjales. I mobilizonte per synimet e tij.

Kastro ishte diplomat i zhdervjellte. Pavaresisht pozicionit te veshtire ishullor te Kubes, Kastro arriti gjithnje te gjente hapsira per manovrime nderkombetare. Kastro shfrytezoi cdo vend, cdo kohe, cdo konjukture dhe cdo tribune per artikulimin nderkombetar te pikpamjeve te veta politike dhe te interesave te vendit te tij.

Kastri ishte lider diktator, por mjaft karizmatik. Ai arriti te rriste audiencen ndaj tij deri ne gazetaret e mediat me prestigjioze nderkombetare. Edhe kur dorezoi cdo post politik dhe shteteror, Kastro vijoi te terhiqte me magnetizem te ralle audiencen kombetare dhe nderkombetare me karizmen e tij.

Sot u nda nga jeta diktatori me jetegjate ne historine moderne bashkekohore te njerezimit, Fidel Kastro, udheheqesi afro shtatedhjet vjecar i Kubes. Fidel Kastro do mbahet mend gjate si lideri i nje vendi tejet te vogel, por qe u be i njohur, i simpatizuar dhe ndikues ne vendin e tij, ne Ameriken Latine e Karaibe, ne Azi dhe ne Afrike. Fidel Kastro do mbahet mend gjithashtu si kundershtari ne jetegjate i demokracise liberale. Fideli vdic, por kastrizmi rron…

Share: