Home KRYESORE Foto/Përmbyten disa qytete ne Shqiperi

Foto/Përmbyten disa qytete ne Shqiperi

Përveç përmbytjeve, reshjet mund të shkaktojnë edhe rrëshqitje të tokës në zona të caktuara.

Situata pritet të përkeqësohet në datën 8 nëntor, sidomos në njësitë administrative të qarqeve Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.

Sipas parashikimeve të Instituteve Meteorologjike, pritet të ketë fryrje të lumenjve që rrezikojnë të dalin nga shtretërit e tyre.

Ministria e Punëve të Brendshme ka urdhëruar Prefektët dhe përfaqësuesit e bashkive në të gjithë vendin që, përveç ngritjes së Shtabeve të Emergjencës, të vënë në gatishmëri të gjitha kapacitetet njerëzore e teknike-operacionale për të reaguar sipas situatës.

MPB këshillon shtetasit në zonat që mund të preken nga përmbytjet, të minimizojnë lëvizjet e panevojshme dhe sidomos të fëmijëve të vegjël, të pa shoqëruar nga të rriturit.

MPB kërkon nga shtetasit që t`u binden lajmërimeve të strukturave të pushtetit vendor dhe të japin ndihmesën e tyre ndaj këtyre strukturave./panorama

furgoni-ne-tunel

Share: