Home KRYESORE Gjermani Krichbaum insiston: Shqiperia ka 7 kushte për të plotësuar (FOTO)

Gjermani Krichbaum insiston: Shqiperia ka 7 kushte për të plotësuar (FOTO)

Ndërkohë që pas takimit me Merkel Edi Rama dhe njerëzit e tij nuk po lënë ekran pa dalë për t’u mbushur mendjen shqiptarëve se nuk ka kushte për të plotësuar për hapjen e negociatave deputeti i Bundestagut, Gunther Krichbaum nuk heq dorë nga deklaratat e tij. Ai ka publikuar në faqen e tij zyrtare në internet një shënim për fjalët e tij gjatë konferencës në Tiranë, duke rikonfirmuar ato që pati thënë.

“Para se të fillojnë negociatat e Shqipërisë me BE-në për anëtarësim, duhet të zbatohen kushtet e vendosura nga Komisioni Europian. Grupi parlamentar CDU-CSU në Bundestagun gjerman e ka rikonfirmuar këtë përmes një letre me 7 pika. Më poshtë janë videot e konferencës për shtyp, e cila është në gjuhën shqipe. Për shkak të shumë pyetjeve dhe raportimit të rremë, do të doja ta publikoja. Për arsye teknike, video duhej të ndarë në tri pjesë”,  – shkruan deputeti Krichbaum./lapsi.al

Share: