Home KRYESORE Greqia zhytet në depresion

Greqia zhytet në depresion

Më shumë se gjysmë milioni grekë janë diagnostifikuar me depresion, sipas Konferencës së Dytë të Shëndetit Mendor që ka nisur në Athinë.

“Në vitin 2015, njerëzit me depresion llogariten ta kenë kaluar shifrën 500 mijë”, tha profesori i Psikiatrisë në Universitetin e Janinës, Petros Skapinaqis. Ai paralajmëroi se shëndeti i tyre mendor rrezikon të përkeqësohet nëse nuk do të trajtohen.

“Disa njerëz nuk mendojnë se janë të sëmurë, ndërsa të tjerët shqetësohen për faktin që do të shkojnë tek psikiatri apo nuk i përballojnë dot kostot e terapisë”, nënvizoi ai.

Shumë ekspertë këmbëngulin se rritja e personave që preken nga depresioni lidhet direkt me krizën financiare dhe problemet sociale në gjithë vendin.

Sipas të dhënave të agjencisë statistikore të vendit, “ELSTAT”, rreth 36% e popullsisë është jeton në kufijtë të varfërisë, ndërsa masat e reja shtrënguese financiare kanë rritur me 35% rastet e vetëvrasjeve. /360grade.al

Share: