Home KRYESORE Horoskopi, 19 nentor 2016

Horoskopi, 19 nentor 2016

Dashi

Ka të ngjatë që sektori i parave të jetë në qendër të vëmendjes tuaj. Me anë të një investimi të vogël do të arrini t’i jepni zgjidhje të përkohshme anës tuaj financiare. Shëndeti i mirë.

Demi

Planetët ndodhen në një pozicion jo shumë në harmoni me njëri-tjetrin dhe gjendja juaj shpirtërore nuk është në atë nivel që duhet të jetë. Megjithatë, pritet një mbrëmje interesante me miqtë.

Binjakët

Mundohuni të jeni më të qetë dhe më të durueshëm, nëse dëshironi që punët t’ju shkojnë ashtu si dëshironi. Hëna në shenjë mund të sjellë energji të reja, ndërkohë që erosi duket se po rizgjohet.

Gaforrja

Edhe pse Afërdita, ashtu edhe Marsi, sot mund të rrisin pak nervozizmin tuaj, duke qenë nga ana tjetër nën egidën e Merkurit, do të vazhdoni të keni një aktivitet shoqëror mjaft intensiv.

Luani

Duket se kundrejt ditëve të shkuara, situata yjore do të jetë më e mirë dhe yjet që ju mbështesin do të jenë disa. Në fushën profesionale do të jeni shumë efiçientë, por jo edhe aq në dashuri.

Virgjëresha

Në sajë të një Merkuri superpozitiv në shenjë sot do të jeni në gjendje të zotëroni një situatë të vështirë në aspektin profesional. Hëna sjell ritme frenetike, por edhe pasione të zjarrta në dashuri.

Peshorja

Kalimi i shpejtë i Marsit mund t’i japë një “marsh” më shumë edhe veprimeve tuaja, prandaj mundohuni t’i vini vetes fre. Edhe në planin sentimental duhet të ruani vetëkontrollin.

Akrepi

Me një Merkur protagonist në shenjën tuaj është e kuptueshme që fusha në të cilën do të shkëlqeni është ajo e krijimtarisë dhe e artit. Afërdita ju rikthen qetësinë e brendshme të munguar.

Shigjetari

Parashikohet një periudhë kryesisht e qetë për shumë të lindur të kësaj shenje, të paktën për dy, ose tre ditë, sapo t’ia mbërrijë në shenjë Urani i vrullshëm që do ju “shkundë”. Keni nevojë të reflektoni.

Bricjapi

Duke pasur parasysh kuadrin yjor jo edhe aq të favorshëm, do të ishte mirë që të mos kishit edhe aq nxitim për të konkluduar një tratativë, apo për të dhënë një fjalë. Pasionet e zjarrta vijnë nga Hëna.

Ujori

Për shkakun të orbitave jo shumë ‘të buta” të Merkurit dhe Saturnit në shenjën tuaj, një farë shqetësimi i brendshëm nuk do t’ju lerë të punoni të qetë. Pak të tendosura raportet me partnerin.

Peshqit

Yjet sot do t’ju “mbikëqyrin” nga një pozicion shumë i favorshëm, prandaj dita pritet të jetë mjaft pozitive, në radhë të parë në fushën profesionale. Afërdita sot ju bën më joshës se kurrë.

Share: