Home KRYESORE ISIS me agjenci lajmesh në shqip! (VIDEO)

ISIS me agjenci lajmesh në shqip! (VIDEO)

ISIS njohur si shteti islamik në internet ka krijuar dhe agjencinë e lajmeve në gjuhën shqipe.

Me një portal me video e foto ku shfaqen pengje të ekzekutuar e koka të prera, ISIS i drejtohet ndjekësve në gjuhën shqipe.

Postimet në portal, video, foto e propagande

Shteti Islamik, ISIS krijon portalin e tij të lajmeve në shqip dhe nëpërmjet faqes hilafetialb.wordpress.com ka nisur postimin e video-mesazhe dhe lajmeve nga ISIS, raporton ReportTv .

Siç dhe shihni në këtë faksimile të faqes në gjuhën shqipe mundësohen video, foto postime komente e të dhëna të ndryshme ndërsa në krye të saj faqja është e dizenjuar me foton e udhëheqësit të shtetit Islamik Emirul Mu’minin Ebu Bekr el-Baghdadi dhe mesazhin Hilafeti e flamurin e ISIS. E njëjta faqe krijon dhe lidhjen me rrjetin social, Facebook ku nuk mungojnë postimet e fundit dhe për bilancin e të vrarëve që ka shkaktuar ISIS.

E teksa kjo faqe ka arritur të krijohet në gjuhën shqipe me lajme e komunikime zyrtare të ISIS, mister mbetet fakti se si ajo është krijuar dhe ka arritur të ketë sukses me shumë ndjekës e komente pa u diktuar nga agjencitë ligjzbatuese. Faqa është e krijuar në një platformë wordpres ndërsa për të gjithë përdoruesit e saj që kërkojnë të informohen në kohë reale nëpërmjet telefonit kërkon së pari një regjistrim.

Më 4 nëntor, vetëm një ditë më parë ky portal ka publikuar në gjuhën shqipe dhe fjalën e Emirul Mumininit Ebu Bekr el-Bagdadi: “Kjo është ajo që Allahu dhe i dërguari i Tij na premtuan neve”. Por, referuar postimeve nuk mungojnë as foto e video me përmbajtje të rënda pas ekzekutimit të pëngjeve, të cilët sipas kësaj faqe cilësohen tradhëtarë.

Pritet qe SHISH- Policia te zbulojne adminin

Mbetet për t’u parë nga Shërbimi Informativ i Shtetit, njësia antiterrorist apo nga Policia të zbulojnë se si është krijuar kjo faqe, kush e administron në gjuhën shqipe dhe nga ku prodhohen informacionet që transmetohen për ndjekësit e ISIS dhe në vendin tonë. Vetëm një ditë më parë në burgun e Vaqarrit gardianët zbuluan një pikturë në qelinë e të dënuarit I.Gj, pikturë e cila alarmoi sigurinë në këtë burg./shqiptarja.com

Media

Share: