Home KRYESORE Jorgo Goro protestat e Himarjoteve për pronat dhe pajisjen me certifikata pronësie...

Jorgo Goro protestat e Himarjoteve për pronat dhe pajisjen me certifikata pronësie i quan politike!

Në emision “Dritare me Rudinën”, në Vizion Plus, kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro ka treguar se po prishen ndërtesat e vjetra, për t’i dhënë një pamje të re qytetit e për ta ktheyer në një qendër funksionale dhe turistike. Ai tha se kundërshtimet janë politike, por ky proces nuk do të ndalojë, pasi pakica që kundërshton nuk ka bazën ligjore për ta ndalur.

Kryetari i Bashkise Himare kerkon te eklipsoje kerksat legjitime te banoreve per tu pajisur me certifikata pronesie pastaj te procedohet me negociatat perkatese. Ai nuk permend kete fakt i cili nese nuk plotesohet ne kohe, mund tu sjelle vertete probelmatika banoreve te Himares. Sipas tij te kekrosh te pajisesh me certifikate pronesie eshte politike dhe jo e drejte themelore i cdo qyetari!

Rudina Xhunga- Sa shtëpi do të prishen dhe pse?

Jorgo Goro- Bashkia në Himarë po përpiqet të vazhdojë procesin e investimeve, proces i cili ndihmon qytetin. Kjo është e vetmja formë, që Himara të bëhet një nga qytetet më turistike dhe një qendër administrative e mirëfilltë. Nuk mund të them që qytetarët e Himarës janë kundër, janë vetëm një pjesë e tyre. Në Himarë janë bërë investime ndër vite, ku ka pasur edhe prishje. Pjesë e investimit është edhe ndërhyrja në objekte që pengojnë infrastrukturën dhe detyrimisht kemi dhe procese që kalojnë në prishjen e tyre. Sipas tij te ruash shtepine tende qofte kjo e vjeter apo e re, eshte politike dhe jo e drejte legjitime dhe natyrale e cdo qytetari…

Rudina Xhunga- Çfarë do të prishet në Himarë?

Jorgo Goro- Ato që do prishen janë godina të vjetra, prej të cilave disa kanë pronarë, disa nuk kanë pronarë e të tjerat janë ndërtime pa leje. Ne hyjmë në diskutime me të gjithë pronarët që preken. Interesi i Bashkisë është që të gjithë qytetarët, sipas listës, të vijnë të paraqiten, të dërgojnë dokumentacionin dhe ne të bëjmë të gjitha procedurat ligjore.

Rudina Xhunga- Përse po prishen këto ndërtesa?

Jorgo Goro- Është ndërhyrje që bëhen në të gjithë territorin e qendrës së Himarës, për ta kthyer atë në një qendër funksionale, për ti kthyer rrugët, trotuaret, për të krijuar hapësira të gjelbra, sheshin, por edhe kënde lojrash për fëmijët. Pra për t’i dhënë një pamje të re Himarës dhë nga kjo përfituesit kryesor janë qytetarët.

Rudina Xhunga-  Sipas jush, përse kundërshton ish-kryetari i Himarës?

Jorgo Goro- Unë mendoj se ajo është çështje politike, sepse ne kemi pasur ndërhyrje në Lukovë, Qeparo, Borsh etj., dhe në të gjitha këto fshatëra nuk ka qenë ky reagim. Ky reagim filloi gjatë procesit që Bashkia nisi me dëgjesat publike. Ky ka qenë reagimi i parë dhe është vetëm politik.

Rudina Xhunga- Është e vërtetë që nuk ka pasur informacion?

Jorgo Goro- Çdo kërkesë që na ka ardhur, i është vënë në dispozicion gjithë projekti i detajuar. Problemi qëndron në faktin se, interesi i shoqatës Omonia filloi vetëm pasi ne nisëm investimi. Nuk kanë marrë pjesë as në diskutime e as në dëgjesat publike që ne bënim, nga ai moment vinin vetëm për të bërë zhurmë dhe jo për të diskutuar konkretisht për projektin. Ne jemi transparentë, ato projekte janë të afishuara në Bashki por edhe internet. Ai është një projekt i përfunduar.

Të gjithë qytetarët që nuk sjellin dokumentacionin, do të thotë që ky është një ndërtim pa leje dhe ai do të kalojë në procedura të tjera sipas ligjeve në fuqi. Që në janar të këtij viti, Bashkia ka bërë publike të gjithë projektin e qendrës së Himarës dhe ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët e interesuar që kanë prona të sjellin dokumentacionin e nevojshëm. Pjesa më e madhe e qytetarëve janë paraqitur në Bashki dhe janë të interesuar që qyteti i Himarës të zhvillohet.

Rudina Xhunga- Por kush është kundër mund të ndalojë që të realizohet ky projekt?

Jorgo Goro- Nuk mund ta ndalojë, pasi kjo pakicë që kundërshton nuk ka bazën ligjore për ta ndaluar investimin. Kjo është e vetmja mënyrë që Himara të zhvillohet.

Rudina- Në këtë çështje është përfshirë Ministria e Punëve të Jashtme Greke, sapo ktheu përgjigjie Ministria e Punëve Shqiptare. Do të vazhdojë puna, edhe me përplasjet e dy qeverive?

Jorgo Goro- Ne do të vazhdojmë punën, pasi puna që po bëjmë është në interes të qytatarëve të Himarës dhe kemi përkrahjen e tyre.

Kreshnik Spahiu- Procedura që është ndjekur për prishjen e këtyre banesave, është e njëjta procedurë që është ndjekur edhe me bashkitë e tjera të gjithë Shqipërisë? Cilat janë raportet e Këshillit të Rregullimit të territorit të Shqipërisënë aprovimin e këtij plani rregullues dhe të Inspektoriatit Kombëtar për mbrojtjen e territorit?

Jorgo Goro- Nuk ka asnjë ndryshim në proçedura, mund t’iu them që në investimin që Bashkia e Himarës ka në proces janë në pritje të shpronësimit të tre objekteve, në mënyrë që të vazhdojë procesi. Pra, do të thotë që po nuk u shpronësuan nuk mund të prishen, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me këto objekte që ne kemi parashikuar, të vetmet objekte që ne kemi ndërtuar shkresë, janë ato objekte për të cilat ne nuk kemi asnjë lloj dokumentacioni pasuror. Në momentin që vjen pronari me dokumentacionin pasuror, fillon procedura e shpronesimit sipas rregullave./ dritare.net

Share: