Home KRYESORE Kombi” kosovar, i “turbokozmopolitëve”, sjell vetëm: konfrontim, konfuzion, huti me historine

Kombi” kosovar, i “turbokozmopolitëve”, sjell vetëm: konfrontim, konfuzion, huti me historine

Nga Fadil Maloku

1.Sikur kategoria e etnisë së kosovarizmit tê ngrihej në nivel të ngjizjes nê kategorinë e kombit, decidivisht do e kërcënonte seriozisht si etninë ashtu edhe kombin shqiptar! (për lexuesit duhet dhënë ca sqarime për disa cilësime mbi kombin dhe etninë;

2. Sociologjikisht,dallimi midis etnisë dhe kombit nënkupton grupet e njerëzve apo komunitetin që identifikohen si pasardhës të një bashkësie me veçori dhe prejardhje të përbashkëta. Por, Etnia duhet sqaruar shkencërisht përmes disa parametrave sociologjik që shihen edhe nga helikopteri!; psh.

a) parametrave historik,
b) parametrave kulturor,
c) parametrave sociologjik,
d) parametrave social,
d) parametrave politik,
f) parametrave ekonomik….etj.!

3. Është evidente, që ka shumë vështirësi, në identifikimin e veçantive midis etnisë dhe kombit. Për ta bërë këtë dallim na duhet një lloj “skalpeli” kirurgjik, në mënyrë që të mos e përsërisim gabimin e “baballarëve të “kombit” kosovar, i cili vetëm po krijon, huti, defetizëm, konfuzion…e marri! Sepse, sociologjikisht kemi shumë përkufizime cilësore, dhe të dëshmuara.

Ja një përkufizim të pranuar nga sociologjia amerikane; Ai është “…një raport social se si njerëzit e perceptojnë vetën e tyre, brenda një komuniteti të përbashkët”.

4. Kjo i bie që kombi më shumë projektohet si një perceptim për të ardhmen, se sa një nostalgji për të kaluarën! Dilema, tani është nëse kjo teori mund të vlejë edhe për rastin e “kombit” kosovar? Pra, cilat janë shanset që bie fjala një serb i Gracanicës, nê një periudhê hajde tê themi afatmesme (disa dekadash!) të pranoj vullnetarisht krijesën mbi “kombin” kosovar?

5. Gjasat teorike janë; një me një milion!? Sepse, Kosova nuk është dhe nuk e besoj që mund të bëhet një “laborator” identitetesh të dyfishta, si në Amerikë, psh.!? Unë, akoma s’kam hasur askund në literaturë sociologjike që në Evropë, të ketë identitete të dyfishta, por vetëm “minoritete” . Lufta gjenocidiale në Bosnjë, u zhvillua shkaku i përkatësisë etnike, e jo asaj kombëtare…ka shume raste tjera!

6. Shembull më tipik kur etnia fillon të zbehet, ndërkaq identiteti kombëtar fuqizohet, janë rasti i; gjermanëve, italianëve e francezëve në Zvicër. Ka shumë dëshmi e indikacione empirike se tek Zviceranët e sotit, më shumë është ngjizur përkatësia ETNIKE se ajo KOMBÊTARE!? Nëse kjo formulë e epërsisë së kombit mbi etninë, testohet në Kosovë jam shumë i bindur se do dështoj që në start. Ja përse;

A. Në rastin e Zvicrës, i parapriu një rrymë e fortë nacionaliste, që e “pronësoj” fuqishëm identitetin e ri trepalësh (italian, gjerman, francez)… gjatë luftërave që i zhvilloi N. Bonaparta…

B. Si mund të paramendohet në rastin procesit të ndërtimit të “kombit”kosovar, një nacionalizëm kosovar, kundruall një etnonacionalizmi gjithëshqiptar!? Tekefundit, është një humbje kohe, dhe një mënyrë perfektë për ta armiqësuar identitetin e shqiptarizmës! A na duhet kjo tani, kur jemi të rrethuar gjithandej me armiq te vjetër dhe të rinj? Jo.

C. Pastaj, edhe ETNIA e edhe KOMBI kanë aspirata dhe synime territoriale. Në rastin e dendësisë marramendëse demografike, mendon dikush që nuk do të kishte luftë për këtë primat hapësinor, në Ballkan?

D. Po gjuha, kultura, etnopsikologjia, mentaliteti, e veçantitë tjera të përbashkëta shekullore të shqiptarizmēs alias ETNISË dhe KOMBIT shqiptar çfarë do ndodhë me to? Ka përgjigje ndokush?

E. Arratisja e vetëdijshme nga rrënjët e përbashkëta shekullore të etnisë së shqiptarizmës, vetëm e vetëm që ndërtojmë etninë e re të kosovarizmit, a s’ju duket banale,e rrezikshme, e mundshme, apo utopike?! A nuk ju fletë mjaftë rasti i përvojës se etnisë së Maqedonisë, asaj boshnjake ne Bosnje? Ku po dëshmohet se më alarmuese është p.sh. urrejtja midis etnisë maqedone dhe asaj bullgare; se sa midis etnisë shqiptare dhe maqedone!?

7. Kjo nënkupton që kombet e identike (po supozojmë; shqiptare &kosovare!) shumë më shumë mund të urrehen midis tyre, se sa kombet që dallohen qartazi midis vetës…! Shembull më të mirë se sa urrejtja patologjike e shoqëruar me akte gjenocidiale midis serbëve dhe boshnjakëve s’kemi! Tani, pyes këta të “kombit” kosovar, nëse janë ta përsërisin historinë serbo-boshnjake, duke fuqizuar etninë e re të kosovarizmit? Mendon dikush që kjo mund të bëhet pa gjakderdhje!? Paramendoni, një situatë hipotetike absurde dhe të panevojshme, midis shqiptarizmês dhe kosovarizmês!?

Kujt i duhet kjo, pos mercenarëve, dallkaukëve dhe naivëve gjithandej?

Ndoshta, ka edhe te tjerë qe e dëshirojnë këtë kaos!? Ua le Juve te nderuar miq, t’i gjeni!

Share: