Home KRYESORE Komisioneri Han kritikon qeverinë e Kosovës

Komisioneri Han kritikon qeverinë e Kosovës

Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn, ne nje interviste per mediat austriake, foli gjeresisht per Kosoven dhe Serbine, si dhe normalizimin e marredhenieve mes tyre. Hanh shpreson që marrëveshja për telekomunikacionin të jetë një dinamikë e re per te gjitha temat e tjera mes dy vendeve.

Lidhur me marrëveshjen për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi, komisioneri i zgjerimit të BE-së vuri në dukje se kjo është një gjendje e vështirë dhe ka ngjallur diskutime per zgjedhje te parakohshme ne Kosove.

“Eshtë lojë e njohur. Nuk ka përparim dhe besojnë se zgjedhjet e parakohshme mund ta ndryshojnë gjendjen. Zgjedhjet nuk do t’i ndryshojnë problemet strukturore, as do t’i zgjidhin kushtet e përcaktuara nga BE-ja, tha ai.

Zoti Han rikujtoi se kushtet vene Kosovës për liberalizimin e vizave janë të qarta dhe se ajo ka zbatuar 93 nga 95 pika gjithsej. “Nga ana e qeverisë se Kosovës thuhet se BE-ja është fajtore. Kjo është lojë joserioze në dëm të qytetarëve dhe perspektivës evropiane të vendit, u shpreh ai.

Share: