Home KRYESORE Kotzias nuk tërhiqet: Shqipëria vazhdon të shkelë të drejtat e minoriteve

Kotzias nuk tërhiqet: Shqipëria vazhdon të shkelë të drejtat e minoriteve

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka deklaruar se Shqipëria vazhdon të shkelë të drejtën e minoritetit grek në Himarë.

Pavarsisht nga fakti, se kryeministri Rama e sqaroi dje prishjen e ndërtimeve në Himarë, Kotzias vazhdon të ngulë këmbë se minoriteti grek po shtypet dhe po dëbohet nga Shqipëria.

Në një raport të bërë sot për llogari të Bakojanisit që e ka thirrur në interpelancë, Kotzias tha se Shqipëria vazhdon të shkelë të drejtën e minoritetit grek në Himarë.

“Shqipëria nuk ka bërë asnjë përparim me gjithë paralajmërimet tona. Shembja arbitrare e banesave të minoritetit grek në Himarë vazhdon”, vëren Kotzias.

Share: