Home KRYESORE LSI në koalicion me PD? Deputeti Kadeli: Ja strategjia që do të...

LSI në koalicion me PD? Deputeti Kadeli: Ja strategjia që do të ndiqet

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të bëjë koalicion me Partinë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2017.

Është deputeti i LSI Gjovalin Kadeli i cili ka theksuar se forca politike ku ai bën pjesë do të vazhdojë të jetë në koalicion për një mandate tjetër qeverisës me PS.

I ftuar në Ora News, Kadeli hodhi poshtë mundësinë e e një koalicioni me PD, duke renditur një sërë arsyesh që sipas tij e bëjnë të pamundur në këtë moment një koalicion të tillë.

Zgjedhjet 2017 do humben nga PD?

Kadeli: Nuk mund të humben zgjedhjet nga PD por do të fitohen nga e majta.

Nënkuptoni vazhdimësinë e koalicionit?

Kadeli: Mendoj se po. Jam i bindur se kjo mazhorancë ëhstë në sensin e duhur.Përpara se të ndryshojnë marrëveshjet mes PS dhe LSI, të dyja subjektet politike kanë gjëra më të rëndësishme për të bërë në këtë situatë parazgjedhore.LSI është në fushatë zgjedhore, me datë 6 mbledh Konventën për të zgjedhë organet drejtuese të partisë.Pasi të mbarojnë zgjedhjet mund të ketë nevojë për ripërcaktim të strategjisë politike për të ardhmen por kjo nuk nënkupton prishjen e koalicionit me PS.

Ribashkim me PD?

Kadeli: Jam i bindur se kjo nuk mund të ndodhë për shumë arsye të cilat i dinë dhe shqiptarët.Opozita nuk është në rolin dhe vendin e duhur për të qenë e gatshme për të marrë drejtimin e këtij vendi. Është për të ardhur keq që opozita vrapon pas kermave, fatkeqësive natyrore në shprehje të një solidariteti falls dhe premtimi falls për kërkesën për të marrë qeverinë dhe pastaj për të ndryshuar gjërat. Unë jam dëshmitar i një praktike të tillë dhe ne kemi qenë në Shkodër në përmbytjet para shumë viteve me premtime të mëdha që akoma si kemi realizuar dot për shkak se buxheti është i vogël.Kjo praktikë e të bërit opozitë duhet të ndryshojë. Duhet kuptuar që me marrjen e një mandati qeverisës duhet lënë që ai mandat të ushtrohet, të mos i bëhen pengesa duke u bërë dhe gazi i botës përballë partnerëve ndërkombëtarë.

Share: