Home KRYESORE Maqedonia, s’mund të mbijetoj si shtet unitar, por, vetëm si multietnik!

Maqedonia, s’mund të mbijetoj si shtet unitar, por, vetëm si multietnik!

Nga Fadil Maloku

1.Ka shumë gjasa, indikacione, e parametra empirik, që dëshmojnë se; kalvarit të mobilizimit të “qytetarisë” maqedone në zgjedhjet e sivjetme, t’i bashkangjitën edhe votuesit shqiptar!

2. Kontigjenti shqipfolës, kësaj radhe mund të bie shumë leht pre e joshjeve dhe premtimeve sociale e ekonomike (sidomos shtresa me varfëri të skajshme!) maqedone, duke harruar kështu ish “premtimet” (boshe) marramendëse të partive shqiptare!

3. Si shtet tipik multietnik (por, në esencë unitar!), Maqedonia, në fakt do të duhej në Preambullën e Kushtetutës së saj të figuronte si shtet qytetar! Por, mjerisht, BDI-a, (e Ali Ahmetit)dhe PDSH-ja, (e Menduh Thaçit)përkundër proklamimit formal, nuk arritën ta ndryshojnë e as ta avansojnë statusin politik të shqiptarëve në Maqedoni!

4. Fragmentarizimi i tepruar (apo yryshi për të koketuar me partitë maqedone!) i elektoratit shqiptar atje, s’bashku me ķëto joshjet e reja…do të mund seriozisht ta dëmtonin edhe më tej ajkën e shqiptarizmës atje! Zgjidhja do ishte një alternativë e re politike, me një vizion të qartë; social e ekonomik, por, gjithësesi mobilizues dhe me tabanë kombëtar. Në mênyrë që shteti Maqedon të bëhet një shtet taman qytetar, pra, multietnik, e jo unitar!

Share: