Home KRYESORE Nëna e të akuzuarit për terrorizëm: Punoi në Arabinë Saudite. Nusja e...

Nëna e të akuzuarit për terrorizëm: Punoi në Arabinë Saudite. Nusja e tij s’më tregon asgjë!

Nëna e Ervin Dukës e dinte që i biri i saj, i akuzuar për terrorizëm, punonte në Arabinë Saudite. “Djali im ndodhet në Arabi. Ka gati dy vjet që është andej. Ka shkuar të punojë dhe të mbajë familjen, se këtu nuk kishte çfarë të bënte. Pak muaj më parë shkoi edhe nusja me fëmijët për ta takuar. Qëndroi një muaj e gjysmë dhe u kthye. E pyeta për djalin, por pak më tregoi edhe ajo. Më tha që Ervini ishte mirë, se kishte parë disa vende të bukura dhe kaq”, tregonte ajo në mars të vitit 2014 për gazetën Panorama.

Ervin Duka u arrestua dy ditë më parë. Atij iu gjetën në shtëpi lëndë eksplozive dhe armë. Ai ishte plagosur në Siri, ku kishte luftuar përkrah ISIS. Familjes i kishte thëën se kishte punuar në supermarket, në Arabinë Saudite.

“Punon në një supermarket, siç më ka thënë, por se në ç’vend me saktësi, nuk di ta them. Mua plakës pak më interesojnë këto gjëra, më mjafton që djali im ëhstë mirë edhe nuk është pjesë e luftës. Ervini vazhdimisht më thotë se është në Arabi. Kur e kam pyetur se kam frikë pas këtyre që kam dëgjuar, më ka thënë që është afër Sirisë, por se nuk rrezikohet nga lufta. Meraku im si nënë është i madh, por kur ai më thotë që nuk është atje, nuk e vë në dyshim fjalën e tij”, shprehej ajo. /Lapsi.al

Share: