Home KRYESORE Neranxi: Himara i shpreh solidaritet Mbrostarit

Neranxi: Himara i shpreh solidaritet Mbrostarit

Biznesmeni i sukseshem Nikollaq Neranxi se fundi ka ardhur ne vemendjen e publikut per organizimet qe po kryen me banoret e Himares ne mbrotje te shtepijave dhe pronave te ketij qyteti turistik nga disa projekte te qeverise qendrore dhe lokale te cilat sipas banoreve te zones nuk kane marre aspak dhe sipas ligjit pelqimin dhe opinionin e tyre.

Sot Neranxi ne faqen e tij ne Facebook shkruan se Himara i shpreh solidaritet qytetareve te Mbrostarit ne protestat e tyre kunder projekteve te qeverise per te ndertuar impiante riciklimi pa pelqimin e tyre.

Nikollaq Neranxi ne emer te Komunitetit Himarjot shfaqi para disa kohesh mbeshtetje edhe per qendrimet dinjitoze te kryetares se Bashkise se Shkodres znj. Voltana Ademi i cila mbajti anen e qytetareve te Shkodres dhe jo ate te kerkesave te pajustifikuara ligjerisht nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Ja statusi i plote i Nikollaq Neranxit:

Himara i shpreh solidaritet Mbrostarit

Rasti i Mbrostarit, është një tjetër moment ku pushteti vendor tregon se jo vetëm nuk po punon në interes të atyre që i dhanë votën, por përkundrazi, po kërkon që t’iu marrë edhe jetën duke ndërtuar impiante të mbetjeve e duke rrezikuar shëndetin e banorëve.

Njëlloj si në rastin e Himarës, pushteti vendor është vënë në shërbim të njerëzve që nuk iu intereson asgjë para fitimeve të tyre dhe mesa duket kjo është e vetmja arsye për të cilën ata e kërkuan votën tonë. Si një nga përfaqësuesit e shoqërisë civile të Himarës, në emër të atij komuniteti, ne shprehim solidaritetin tonë me komunitetin e Mbrostarit dhe i inkurajojmë që të mos ndalojnë së kërkuari të drejtën e tyre minimale, për të jetuar në një vend pa plehra!

Ata sot kanë hyrë në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Fier me parrullat “Stop kancerit” dhe kjo kurajo tregon se ata do ta fitojnë luftën e tyre!

Share: