Home KRYESORE Nishani dekoron Motër Gratias Ruf dhe Moter Bernadette Ebenhoch

Nishani dekoron Motër Gratias Ruf dhe Moter Bernadette Ebenhoch

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 28/10/2016, nr. dekreti 9776/9777 Motër Maria Gratias Ruf dhe Moter Maria Bernadette Ebenhoch Dekoratën “Nënë Tereza” me motivacionin: “Në shenjë mirënjohjeje për kontributin vullnetar të dhënë nga viti 1995, si pjesë e Misionit Katolik në Fushë-Arrëz, në ndihmë të familjeve të varfra e në nevojë, për mbështetjen e arsimimit të fëmijëve dhe të rinjve, për përmirësimin në përgjithësi të kushteve të jetesës së bashkësisë së zonës pa dallime përkatësie fetare, si dhe për krijimin e një rrjeti rajonal me organizata të tjera ndihmëse e kryesisht gjermane”.

Share: