Home KRYESORE “Nje bllok betoni shkaktoi aksidentin tragjik të djalit të Visar Zhitit”

“Nje bllok betoni shkaktoi aksidentin tragjik të djalit të Visar Zhitit”

Pas ngjarjes tragjike ne Vlore ku humbi jeten djali 17 vjecar Kristo Panajoti, Leonard Martiniani, babai i djalit që u aksidentua me Ation Zhitin, dy vjet më parë, ka ndërhyrë live në emisionin Opinion për të sqaruar një tjetër ngjarje tragjike, pikërisht si pasojë e punimeve pa përgjegjësi në rrugë.

Martiniani ka treguar skemën zyrtare të policisë se si ndodhi aksidenti tragjik, ku humbi jetën djali i vetëm i poetit Visar Zhiti, si dhe plagosjen shumë rëndë të djalit të tij.

Ai ka treguar me gisht një bllok betoni të vendosur në mes të rrugës, pak a shumë, e ngjashme me gropën e aksidentit të Vlorës. Martiniani tha se blloku i betonit ishte vendosur në mes të rrugës, për ta ngushtuar, pasi matanë saj po bëheshin disa punime!

Share: