Home KRYESORE Obama: SHBA shtet i madh, të jemi të bashkuar

Obama: SHBA shtet i madh, të jemi të bashkuar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, u bëri thirrje amerikanëve që të mbeten të bashkuar, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve të 8 nëntorit. Zgjedhjet kanë qenë rraskapitëse, të vështira dhe nganjëherë të çuditshme, tha Obama në një video që ueb-faqja amerikane Buzzfeed ka postuar në Twitter. “Pa marrë parasysh se çfarë ndodh, dielli do të lindë në mëngjes dhe Amerika prapë do të jetë vendi më i madh në Tokë”, tha Obama. Ai shtoi se qytetarët nuk duhet ta konsiderojnë veten demokratë ose republikanë, por amerikanë.

Share: